TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Limaj ngrit alarmin se siguria mund të përkeqësohet

Në një intervistë për Tëvë1, kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj ka ngritur alarmin se ka informacione sa i përket aspektit të sigurisë që sipas tij, mund të cenohet dhe të ngritën tensione nga Serbia, e cila siç thotë Limaj, ka afruar ushtrinë afër kufirit. Limaj ka thënë se duhet një marrëveshje politike për të dalë nga ngërçi i krijuar për konstituim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkaq ka shtuar se për marrëveshje më Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka ende, dhe se ajo duhet të jetë Kuvend – Qeveri.

by Venhar Isufi
7 muaj ago
2 1
A A

Situata e sigurisë në vend mund të përkeqësohet së shpejti.

Kjo pasi që Serbia, vazhdimisht po bëhet gati për ngritje tensionesh.

Kështu thotë në një intervistë për Tëvë1, lideri i NISMA-së, Fatmir Limaj i cili tha se ka informacione për këto zhvillime.

Ai shton se një sulm i ngjashëm si Banjska, mund të ripërsëritet.

“Ka informacione që situata e sigurisë është duke ardhë dhe duke u përkeqësuar. Kurrë mos e harroni, kurrë ,kurrë, ne rrethohemi nga shtetet të cilat e mohojnë ekzistencën tonë, punojnë vazhdimisht me gjitha resurset e tyre që i kanë për ta çmontuar e penguar shtetndërtimin e Kosovës, një shtet normal kur ka në kufij shtet i cili publikisht angazhohet e mohon shtetin e Kosovës, dhe angazhohet që e kemi parë me veprime konkrete siç është Banjska, një shtet normal merr masa, e kujdeset vazhdimisht investon në sigurinë e vet”, tha Limaj.

E kjo sipas Limajt mund të parandalohet nëse institucionet marrin masa, ndërkaq akuzon partitë për komoditet në mos konstituim të Kuvendit.

“Ky komoditet, duke mos ia parë shqetësimeve dhe zhvillimeve që vijnë për mua është e habitshme. Kosovën e presin vendime të mëdha, nuk është mirë me na zënë vendime të mëdha për Kosovën, e Kosova mos me pas institucione mos me pas adresë. Ka me pas vendime të mëdha këtë vit, sidomos vjeshtën që vjen edhe probleme sigurie kemi. Për mua është e pashpjegueshme lehtësia e disave që kalkulojnë, për një votë më tepër për një deputet më shumë një më pak, janë të gatshëm edhe 6 muaj, 9 muaj me ia hup Kosovën pozicionin”, deklaroi ai.

I pyetur për marrëveshje eventuale me Lëvizjen Vetëvendosje, ai thotë se marrëveshja duhet të jetë një pako, jo e ndarë nga Kuvendi ose Qeveria.

“Marrëveshjet politike janë Kuvend dhe Qeveri, nuk ka marrëveshje politike për një pjesë e për një pjesë jo, cfarë domethën marrëveshje politike, ndërtohet partneriteti, ndërtohet një program, një marrëveshje ashtu siq ka ndodhur të kaluarën, dhe krijohet një shumicë parlamentare nuk thuhet një shumicë qeveritare, thuhet një shumicë parlamentare, e cila ajo reflektohet në parlament”, tha ai.

Sipas tij, NISMA që nga fillimi ka qenë unifikuese për të dalë nga situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

“Ne si NISMË fuqia jonë politike është e kufizuar prej ditës së parë jemi munduar të jemi konstruktiv dhe të japim mundësia ne jemi aty për të kontribuar që forcat politike të arrijnë marrëveshje politike. Me ne është e pamjaftueshme ne jemi dhe duam të jemi të gatshëm që sjellim këtë marrëveshje politike që i shërben Kosovës”, tha Limaj.

Limaj shtoi se vendit i duhet sa më parë të formoi institucionet, duke lënë anash inatet politike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën