TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Limaj kujton 20-vjetorin e lirimit nga Haga: Trishtuese që lufta jonë çlirimtare ende sfidohet

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Limaj kujton 20-vjetorin e lirimit nga Haga: Trishtuese që lufta jonë çlirimtare ende sfidohet

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 20 vjetorin e aktgjykimit lirues të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ndaj tij dhe dy bashkëluftëtarëve, duke theksuar se është trishtuese që edhe sot, pas dy dekadash, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vazhdon të sfidohet në nivelet ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, Limaj ka rikujtuar se gjykimi ndaj tij, Isakut dhe Haredinit, ishte procesi i parë gjyqësor në Hagë kundër pjesëtarëve të UÇK-së dhe se përballja ishte e gjatë dhe sfidueshme, duke qenë se Kosova atëherë nuk ishte ende shtet dhe ata nuk kishin mbrojtje institucionale të organizuar.

“Sot bëhen 20 vjet nga aktgjykimi lirues i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila foli qartë: lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, e pastër dhe në mbrojtje të një populli që luftoi për të jetuar i lirë. Gjykimi ndaj meje dhe dy bashkëluftëtarëve të mi, Isakut dhe Haredinit, fatkeqësisht doli të jetë aktakuza e parë gjyqësore në Hagë kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Ballafaqimi ynë gjyqësor në Hagë ishte i gjatë dhe sfidues. Në atë kohë Kosova nuk ishte shtet dhe ne ishim pa asnjë përkujdesje institucionale, pa mbrojtje të organizuar, ashtu siç do të duhej ta kishim në një proces të tillë gjyqësor. Edhe ne si individë, edhe e vërteta e luftës sonë çlirimtare, për herë të parë po sfidoheshin në nivelet e drejtësisë ndërkombëtare në Hagë. Në gjithë këtë proces e kishim të vërtetën e UÇK-së dhe mbështetjen e popullit”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej Limaj është shprehur i zhgënjyer që edhe sot, pas 20 viteve, lufta çlirimtare e UÇK-së po vazhdon të testohet dhe sfidohet po në Hagë.

“Është trishtuese që edhe sot, pas 20 viteve, lufta jonë çlirimtare vazhdon të testohet dhe sfidohet po në Hagë, në gjykimin e bashkëluftëtarëve tanë. Akuzat, shpifjet dhe fabrikimet kundër UÇK-së nuk kanë të ndalur. Jam i bindur që bashkëluftëtarët tanë së shpejti do të kthehen të lirë në Kosovë”, ka shtuar Limaj.

Ai gjithashtu ka kritikuar rolin e shtetit të Kosovës, duke theksuar se institucioneve u mungon përkujdesja e duhur për mbrojtjen e historisë dhe së vërtetës mbi të cilën është ndërtuar vendi.

“Po ashtu, është trishtuese kur sheh tani që Kosova, edhe pse është shtet, po bën fare pak në mbrojtje të historisë dhe së vërtetës së vet, mbi të cilën është ndërtuar ky shtet”, ka theksuar Limaj.

Limaj ka përmbyllur mesazhin me një nderim për luftën çlirimtare dhe dëshmorët e kombit:
“Përjetësisht krenar me luftën tonë çlirimtare; ajo nuk mund të njolloset; ajo është e pastër si loti. Rroftë UÇK-ja! Lavdi dëshmorëve të kombit!”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën