TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ligjvënësit turq shtyjnë votimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ligjvënësit turq shtyjnë votimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Aleatët e Turqisë në NATO kanë shpresuar për një miratim të shpejtë të kërkesës së Suedisë për t’iu bashkuar aleancës veri-atlantike, kur deputetët turq të kthehen në parlament në fillim të tetorit. Këto shpresa, megjithatë u shuan kur u mësua se ky votim nuk ishte në rendin e ditës së parlamentit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se miratimi i protokollit të anëtarësimit të Suedisë në NATO nga vendi i tij lidhet me miratimin nga Uashingtoni, të vendimit për shitje të avionëve luftarakë amerikanë, F-16, Turqisë.

“Çështja kryesore në këtë pikë është shitja e avionëve të sapoprodhuar F-16 dhe pajisjeve shtesë të tyre, vendim që nuk po miratohet nga Kongresi amerikan. Sigurisht, ekziston një lidhje midis këtyre dy çështjeve”, thotë Serhat Guvenc, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has të Stambollit.

Disa ligjvënës në Kongresin amerikan kundërshtojnë shitjen e avionëve pasi janë të shqetësuar rreth kërcënimeve turke ndaj Greqisë fqinje.

Erdogan, i cili mbështeti anëtarësimin e Suedisë në NATO, tani thotë se nuk mund të japë garanci mbi votën pro të deputetëve të tij në parlament.

“Tashmë kjo është kthyer në një cështje se kush duhet të veprojë i pari. Uashingtoni është i shqetësuar se ata mund t’i shesin avionët F-16 dhe Turqia të mos e miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Ankaraja është e shqetësuar se Turqia mund ta bëjë këtë dhe Uashingtoni të mos përgjigjet. Ky është problemi”, thotë Ozgur Unluhisarcikli, udhëheqësi i zyrës së Planit gjerman Marshall në Ankara.

Vëzhguesit thonë se kërcënimi i vazhdueshëm që vjen prej agresionit rus do të thotë se Uashingtoni ka interes që NATO të pranojë Suedinë dhe një vonesë e shkaktuar nga Turqia ka të ngjarë të krijojë pakënaqësi tek udhëheqësit amerikane.

Megjithatë, vëzhguesit thonë se mundësitë e Presidentit amerikan Joe Biden janë të kufizuara, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta të Presidentit Erdogan me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

“Ata mendojnë se nëse do ta shtynin Turqinë të kryente votimin ose të paktën të ishte një lojtar brenda kampit të Perëndimit, kjo do ta zemëronte Erdoganin dhe do ta nxiste atë të afrohej me rusët dhe iranianët”, thotë analisti Sinan Ciddi nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me bazë në Uashington.

Bllokimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO është pjesë e një problemi më thelbësor mes Presidentëve Erdogan dhe Biden, thonë disa vëzhgues, pasi udhëheqësi amerikan e ka kufizuar kontaktin e tij me homologun turk në bisedime të shkurtra gjatë takimeve ndërkombëtare. Ata thonë se kjo e ka vështirësuar zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme dypalëshe.

“Erdogani sapo fitoi zgjedhjet. Për pesë vjet të tjera ai do të jetë president i një vendi që është mjaft i rëndësishëm për NATO-n, për Lindjen e Mesme, Kaukazin dhe për Detin të Zi. Pyetja që shtrohet është; edhe për sa kohë Shtetet e Bashkuara mund të shmangin marrëdhëniet dhe bisedat me këtë vend dhe udhëheqësin e tij?”, thotë Mustafa Aydin, nga Këshilli i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Turqisë.

Shumë vëzhgues megjithatë paralajmërojnë se një takim i nivelit të lartë SHBA-Turqi nuk ka gjasa të ndodhë për sa kohë që Presidenti Erdogan vazhdon të bllokojë zgjerimin e NATO-s./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Rama nga Brukseli për projektin në Zvërnec: Procesi vijon, vendimi do të merret sipas standardeve europiane

Rama nga Brukseli për projektin në Zvërnec: Procesi vijon, vendimi do të merret sipas standardeve europiane

Samiti i 37-të i NATO-s e vendos në qendër të vëmendjes kryeministrin Rama dhe Shqipërinë

Samiti i 37-të i NATO-s e vendos në qendër të vëmendjes kryeministrin Rama dhe Shqipërinë

Disa persona gjenden të vdekur në boshtin e ashensorit pas zjarrit në një ndërtesë në qendër të Brukselit

Disa persona gjenden të vdekur në boshtin e ashensorit pas zjarrit në një ndërtesë në qendër të Brukselit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën