Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të enjtën.
E pikërisht kjo seancë plenare, pritet të jetë vendimtare për Ligjin për Gjykatën Speciale.
Ky ligj do të jetë në rend dite në vazhdimin e seancës paraprake nga ora 10:00.
E për rrëzimin e vetos së presidentes, Justina Shiroka – Pula, PDK duhet t’i sigurojë 61 vota.
Për këtë, duket se garanci kanë marrë inciuesit.
“Me atë sa jemi marrë vesh deri tani po kemi garancë siç ka ndodhë edhe herën e kalume që është votuar Ligji për Dhomat e Specializume, kemi edhe mbështetjen edhe kësaj radhe do të shihemi shpejt në Kuvend”, ka thënë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku
Pavarisht garancës, për dobinë e tij ende nuk janë bindur në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ne jemi pro, e kemi trajtu edhe ne komision për legjislacion e kemi bërë këtë, e dini që ka dështuar për çështje kuorumi në seancë plenare. A i bie kjo qe keni qëndrim pro, qe ta kemi te qarte? Ju jeni te interesuar për rezultatin final, por ka një rruge te gjate deri aty… ne si shtet kemi disa obligime ndërkombëtare duhet me pa sa është ligji i dobishëm, PDK, thotë se është i domosdoshëm. Nuk jemi te sigurt për dobinë dhe sa mund te ju ndihmoj kjo atyre”, është shprehur Vigan Qorrolli deputet i LVV-së.
Një ditë më parë, PDK kërkoi që ligji të votohet ashtu sic është.
E pas kësaj, të nisë procedura e amandamentimit.
Por, as për këto ndryshim/plotësime, duket se nuk është e njoftuar partia në pushtet.
“Jojo nuk i kemi parë ndryshimet përmes amandamenteve, sa i dini ju aq edhe unë si kryetar i komisionit për legjislacion”, është shprehur Qorrolli.
Ndërkohë, në anën tjetër, qëndrimi i LDK-së, mbetet i njëjtë.
“Është thirrë një seancë e re, dhe ka ende pika të patrajtuara nga seanca e kaluar, nuk kemi informacion dhe nuk është e qartë as nga administrata e as nga kryesia atë ditë se si do të vazhdohet sa i përket pikave të mbetura. Kemi qëndrim të qartë sa i përket këtij ligji, është i pandryshueshëm”, ka thënë Jehona Lushaku-Sadriu, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.
Ndryshe, të enjten, para mbajtjes së seancës së rregullt plenare, do të vazhdojë seanca e ndërprerë me 13 nëntor.






