TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ligji për KPM-në shihet si tendencë e pushtetit për ndërhyrje në media

Përkundër kritikave, ligji për Këshillin Prokurorial dhe ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, u votuan nga deputetët e pushtetit. Për ligjin për KPM-në, po konsiderohet si tendencë e pushtetit për të ndërhyrë në formë antikushtetuese tek mediat.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Ligji për KPM-në shihet si tendencë e pushtetit për ndërhyrje në media

Dy ligjet me përmbajtjen më të kontestuar dhe të kritikuar nga vendorët dhe ndërkombëtarët, morën miratimin e kuvendarëve.

Ligji për Këshillin Prokurorial dhe ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, morën votat e mjaftueshme nga deputetët e pushtetit.

Me ligjin për KPM-në, vlerësohet se pushteti po synon ndërhyrje në punët e medias, gjë që po shihet si e papranueshme.

“Kjo qeveri ka propozuar që numri i anëtarëve të KPM-së të rritet nga shtatë sa janë aktualisht në njëmbëdhjetë, dhe është e qartë që tendenca është për të dërguar njerëz të partisë në pushtet që të marrin vendime në favor të Vetëvendosjes. Dhe vet propozimi që kryetari i KPM-së të zgjidhet nga Kuvendi dhe jo nga anëtarët e tjerë të KPM-së është një tendencë e qartë. Ajo çfarë fatkeqësisht kemi parë është një qasje armiqësore e qeverisë edhe në deklarata publike kundër mediave, frymë e cila është bartur edhe në ligjin për KPM-në”, tha kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.

Përmbajtja e ligjit, konsiderohet me një numër çështjesh problematike.

“Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave është antikushtetues, antievropian dhe antigra. Ligji ka shumë problematika, duke filluar nga mediat online, përfshirja e mediave online përmes një defincioni që nuk ekziston, e deri tek përbërja e komisonit”, tha Flutura Kusari, juriste e medias.

E ligji për KPK-në, që njëherë veçse ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, vlerësohet se ka adresuar disa nga çështjet e kontestuara.

“Bazuar edhe në rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në vlerësimin e  parë të Gjykatës Kushtetuese,  ne vlerësojmë se projektligji ka adresuar shumicën e çështjeve që kanë qenë problematike, siç është përbërja e KPK-së. Pra, siç rekomandon edhe Komisioni i Venecias, ajo duhet të jetë një përbërje e pranueshme prej së paku shtatë anëtarëve”, tha Vullnet Bugaqku nga KDI.

Megjithatë, për këto dy ligje, opozita paralajmëroi se do t’i dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën