TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Liderët shkelin protokollin e shtetit

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Liderët shkelin protokollin e shtetit

Pas sulmit terrorist me 24 shtator në Banjskë të Zveçanit situata e sigurisë mbetet e ndjeshme në Kosovë.

Madje kryeministri i vendit Albin Kurti, ka deklaruar se shteti serb do ta përsëris krimin nëse nuk ndëshkohet nga komuniteti ndërkombëtar.

E pavarësisht situatës së krijuar, krerët shtetëror e kanë lëshuar Kosovën në të njëjtën kohë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se shefi i ekzekutivit kosovar ka udhëtuar për në Britani.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar ku do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste, e cila mbahet në Liverpool.

Përgjatë punimeve të kësaj konference, krahas fjalimeve, ai do zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të kësaj partie si dhe përfaqësues të partive simotra nga shtete të ndryshme, që do të marrin pjesë në konferencë”, është thënë nga Zyra e Kryeminsitrit.

Kurse, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në Kroaci për të zhvilluar takim zyrtar me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Zoran Milanović ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci ku fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”, kanë deklaruar nga Presidenca e vendit.

Në Kosovë nuk është as Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Burimet e televizionit kanë mësuar se kryeparlamentari Konjufca po qëndron në Gjermani për vizitë zyrtare.

E lëshimi i vendit në të njëjtën kohë nga të tre liderët përbën shkelje serioze të Ligjit për protokollin e shtetit.

“4. Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, përcaktohet në Ligjin për Protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës.

Protokolli i shtetit ishte shkelur edhe para 5 vitesh, kur në atë botë ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, kishin udhëtuar për në Bruksel për t’u takuar me ish përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën