TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Liderët opozitarë urojnë festën e Pashkëve

nga teve1
20 Prill, 2025
1
A A
Liderët opozitarë urojnë festën e Pashkëve

Liderët opozitarë u kanë uruar paqe, mirësi dhe harmoni të gjithë besimtarëve katolikë e ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Pashkët janë një thirrje për të mos humbur kurrë shpresën për një të ardhme më të mirë.

Ai ka shtuar se Kosova, me gjithë sfidat e ka ruajtur frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzor.

“Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, festës së ringjalljes, besimit dhe shpresës, u uroj nga zemra paqe, gëzim e harmoni të gjithë qytetarëve tanë që e festojnë. Pashka është kujtesë se pas çdo errësire vjen drita – një thirrje për të mos humbur kurrë shpresën për një të ardhme më të mirë. Kosova, me gjithë sfidat, ka ruajtur frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzor. Këtu, uroj përjetësisht, Bajram e Pashkë të festohen bashkë – një vlerë që na nderon dhe duhet ta kultivojmë më tej. Për shumë mot Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë! Paqe dhe mirëkuptim për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar që kjo festë të shërbejë për ta forcuar respektin dhe harmoninë mes të gjithëve.

Haradinaj po ashtu u ka uruar për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.

“Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët. Në këtë ditë të shenjtë, kur Pashkët kremtohen njëkohësisht nga të gjithë të krishterët, uroj paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja. Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët e tij, duke shpresuar për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë. Kjo festë të na shërbejë për të forcuar respektin dhe harmoninë mes nesh”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar që kjo ditë feste të jetë një ripërtëritje e vlerave më të larta njerëzore, dashurisë, respektit dhe solidaritetit mes njëri-tjetrit.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë gëzime dhe bekime në këtë festë të shenjtë. Le të jetë kjo ditë feste një moment i veçantë paqeje dhe dashurie për ju dhe familjet tuaja; por mbi të gjitha, le të jetë një ripërtëritje e vlerave më të larta njerëzore, dashurisë, respektit dhe solidaritetit mes njëri-tjetrit. Për shumë mote, Gëzuar Pashkët”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./teve1.info/

Tags: OpozitaPashketurim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Auto Draft

Mungesa e infrastrukturës, fëmijë me aftësi të kufizuar mbesin jashtë bankave shkollore

Auto Draft

Sormaz: Radoiçiq është në Kopaonik

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X