TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liderët e rajonit presin rezultate nga Samiti i Pragës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Liderët e rajonit presin rezultate nga Samiti i Pragës

Kjo nismë është propozim i presidentit francez, Emmanuel Macron. Ai si iniciues, para takimit tregoi edhe njëherë për qëllimet e këtij samiti.

“Ne të gjithë ndajmë të njëjtën hapësirë, shpesh për më tepër të njëjtën histori dhe kemi thirrjen për të shkruar së bashku të ardhmen tonë, ky është objektivi i këtij Komunitet”, deklaroi Macron.

Kjo ide, shpesh është komentuar edhe si zëvendësim i Bashkimit Evropian. Por, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ky organizim nuk do të krijojë ndonjë mekanizëm të ri.

“Është e rëndësishme që sulmi rus ndaj Ukrainës të mos pranohet, ne nuk pranojmë që pjesë të fqinjit tonë të aneksohen. Nuk ka të bëjë me krijimin e një institucioni të ri që ka administratë dhe burokraci”, u shpreh Scholz.

E Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ndajmë një kontinent, të njëjtat sfida dhe se duhet të përpiqemi të sjellim stabilitet, siguri e paqe.

Republika e Kosovës në këtë samit u përfaqësua nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila para mediave tha se kjo nismë i mundëson trajtim të barabartë të gjitha shteteve.

“Ka mundësi të barabartë të dëgjohet zëri ynë, idetë dhe veprimet për t’u përballur me këto sfida. Po marr pjesë në këtë mbledhje dhe do të kem edhe takime bilaterale me liderët e Evropës. Ajo që po përballemi është sfidë e madhe, por nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses’, tha Osmani.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se pret që pas këtij takimi, kjo nismë të jetë shumë aktive dhe të mos ketë takime vetëm në kohë krizash.

“Shpresoj se nuk do të ketë nevojë për një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim të tillë. Por nga ky takim ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin e madh evropian të vendeve dhe njerëzve”, deklaroi Rama.

Pas takimit kryesor, liderët pjesëmarrës realizuan një fotografi të përbashkët.

Në bazë të agjendës, në këtë takim të parë, është diskutuar mbi temat, si paqja dhe siguria, situata ekonomike, energjia dhe klima, si dhe migrimi dhe lëvizja.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Bien çmimet e naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet mjet i dyshimtë në Lubizhdë të Prizrenit, rezulton të mos jetë shpërthyes

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Bien çmimet e naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet mjet i dyshimtë në Lubizhdë të Prizrenit, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy persona në mes të rrugës

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Leposaviq – Raportimi për sulm ndaj të miturës rezulton i rremë pas verifikimeve policore

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes në QKUK i aksidentuari në fshatin Llugë të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën