TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

Prej rreth pesë muajve, bizneset e mëdha të Kosovës janë duke u furnizuar me energji elektrike, në tregun e lirë. Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, pjesa më e madhe e bizneseve kanë pranuar fatura më të lartë të energjisë.

by Doresa Geci
4 muaj ago
1 0
A A

Nga 1 qershori kompanitë e mëdha kanë dalë në treg të hapur të energjisë elektrike.

Kësisoj bizneset që kanë më shumë se 10 milionë euro qarkullim në vit, paguajnë rrymën me tarifa jo të rregulluara.

Sipas Ligjit për energji elektrike, këto biznese është dashur të zgjedhin vetë se nga cila kompani dëshirojnë të furnizohen me energji elektrike.

Kjo pati sjellë ankesa të shumta nga bizneset të cilat iu janë drejtuar edhe institucionet e drejtësisë.

E sipas Odës Ekonomike të Kosovës, pasojat e liberalizimit të energjisë elektrike vecse janë duke u vërejtur

“Faturat bizneset vec si i kanë pranuar me rritje dhe të dhënat e ASK tregojnë se inflacioni ka kaluar në 4.5%, krahasuar me vitin e kaluar kur nuk kemi pas dalje në treg të lirë ose rritje të fatura të energjisë elektrike.  Kjo  i ka varfëruar qytetarët, pasi janë duke e vërejtur përmes  inflacioni shihini të dhënat e fundit të ASK-së dhe faktorët kryesore që kanë ndiku në rritje të inflacionit është dalja në treg të lirë apo rritja e çmimit të energjisë elektrike”, tregon Lulëzim Rafuna nga OEK.

Nga Oda Ekonomike kanë bërë të ditur se me 5 nëntor do të përballen me Zyrën e Rregullatorit në Gjykatën Supreme.

Sipas kryetarit të kësaj Ode, liberalizimi i energjisë elektrike ka ndikuar edhe tek investitorët e huaj.

“Dalja në treg të lirë nuk është element motivues për investitorët e huaj që të vijnë në Kosovë të investojnë . Tashti çështja e energjisë elektrike, paralele me çështjen e sigurisë  është bërë një jo element motivues për të ardhur në Kosovë dhe të investohet”, tha ai.

Kurse sipas ekspertit të energjisë elektrike, Vezir Rexhepi, Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet për dalje në treg të lirë.

“Në këtë periudhë që po flasim mendoj që nuk i ka plotësuar ende kushtet, kriteret, duke pasur parasysh edhe kapacitetet që ka Kosova në prodhimin e energjisë elektrike dhe ofertat e mundshme  me kapacitet e mjaftueshme me kërkesën për mbulimin e konsumit sidomos të konsumatorëve që janë në treg të hapur”.

Madje, sipas tij, faturat e bizneseve pritet të rriten gjatë dimrit, kur konsumi është më i madh.

“Gjatë dimrit ngarkesa është shumë e madhe edhe për konsumatorët e zakonshme por edhe atyre industrial dhe gjithë konsumatorë që janë në treg të hapur. Kjo varet shumë edhe nga faktorët e jashtme  se si do të jetë çmimi në bursën energjetike  në Evrope, unë mendoj që kërkesa është shumë e madhe gjatë dimrit dhe besoj që mund të ketë vështirësi dhe mund të ketë rritje  të çmimit në kohën e dimrit duke pasur parasysh gjithmonë mundësin apo mbulimin që ofron llojshmëria e burimeve energjetike në Kosovë”, tha eksperti i energjisë.

Bizneset dy herë radhazi kishin organizuar protestë, dukë kundërshtuar kështu daljen e menjëhershëm në treg të lirë, pa një faze të tranzicionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 7 mijë votues më shumë në zgjedhjet e 28 dhjetorit sesa në ato lokale

Supremja i liron nga paraburgimi nëntë të dyshuarit për falsifikim votash

Mbrojtja e Krasniqit: ZPS nuk ka vërtetuar lidhjen e Krasniqit me krimet e pretenduara

Mbrojtja e Krasniqit: ZPS nuk ka vërtetuar lidhjen e Krasniqit me krimet e pretenduara

Nga rezistenca e viteve ’90 te Inteligjenca Artificiale, UP feston 56 vjet ekzistencë

Nga rezistenca e viteve ’90 te Inteligjenca Artificiale, UP feston 56 vjet ekzistencë

Aksion i Prokurorisë në Pejë, cak argjendaritë

Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në Pejë

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme – ky është rendi i ditës

Avokati i drejtorit të shkollës “Pavarësia”: Nxënësi e kishte kanosur me vrasje

Avokati i drejtorit të shkollës “Pavarësia”: Nxënësi e kishte kanosur me vrasje

Kongresisti Keith Self rikonfirmon mbështetje për Osmanin dhe vizionin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kongresisti Keith Self rikonfirmon mbështetje për Osmanin dhe vizionin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën