TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Libër i ri për Britney Spears, pritet të tregojë në detaje jetën e saj të trazuar

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Libër i ri për Britney Spears, pritet të tregojë në detaje jetën e saj të trazuar

Këngëtarja e famshme, Britney Spears rikthehet në qendër të vëmendjes, këtë herë jo me një këngë apo postim në rrjetet sociale, por me një libër tronditës që pritet të botohet më 10 qershor.

Libri titullohet “Duke pritur Britney Spears: Një histori e vërtetë, thuhet” dhe është shkruar nga Jeff Weiss, ish-gazetar dhe kritik muzike, i cili ka ndjekur nga afër çdo hap të divës së popit gjatë viteve më të errëta të jetës së saj.

Ky rrëfim 400-faqësh i Jeff Weiss nuk është thjesht një biografi, është një dokument i epokës më kaotike të kulturës pop, ku Britney nuk ishte vetëm një yll, por një simbol i dekadës së obsesionit mediatik, kontrollit dhe shthurjes.

Autori përshkruan gjithçka, nga klubet e natës në Las Vegas te ndjekjet me makina në Malibu, nga dasmat e anuluara dhe betejat e hidhura ligjore, deri te momenti që tronditi botën: performanca e saj katastrofike në MTV Video Music Awards 2007.

“Historia është kaotike sepse jeta e saj ishte kaotike,” thotë Weiss.

“Britney Spears nuk ishte vetëm një personalitet, ajo ishte një epokë. Dhe këtë doja të kapja në libër,” shton ai.

Sipas mediava të huaja, autori tregon se obsesioni i tij me yllin e popit filloi rastësisht, në një shkollë të mesme në Venice Beach, ku pa një vajzë simpatike duke xhiruar videoklipin e “…Baby One More Time” kënga që më vonë do të bëhej një fenomen global.

Jeff Weiss zbulon se për të ndërtuar këtë libër, është kthyer në një koleksionist të çmendur të tabloidëve nga viti 2003 deri më 2007, vitet që për shumë janë periudha më e errët dhe më e turbullt e karrierës dhe jetës personale të Spears.

Botuar nga MCD Books, libri eksploron edhe dimensione më të thella të jetës së Britney-t, përfshirë obsesionin kolektiv me famën, moralin shoqëror dhe çmimin e tmerrshëm që paguan një yll kur bota nuk të sheh më si njeri, por si produkt.

“Duke pritur Britney Spears” nuk është thjesht historia e një këngëtareje, është historia e fundit të yllit të fundit të vërtetë të muzikës pop.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje!

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje!

Prokuroria konfirmon lirimin e Gjestit: E ka pranuar fajësinë

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Gjesti lirohet nga paraburgimi

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Raportohet për një sulm të ri SHBA-Izrael pranë centralit bërthamor në Bushehr

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, S.N., i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Bërxulli: Zgjedhjet e reja politike janë të pashmangshme

Bërxulli: Zgjedhjet e reja politike janë të pashmangshme

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën