Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, i ka shprehur ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt pas vrasjes së saj, duke thënë se e kupton dhimbjen me të cilën po përballen.
Pas seancës në Gjykatën e Apelit lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Leonard Ademaj ka komentuar edhe zhvillimet gjatë shqyrtimit gjyqësor, duke shprehur pritshmërinë që vendimi ndaj Kushtrim Kokallës të jetë i njëjtë me atë të Naim Murselit dhe Granit Plavës.
“Dua t’i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së Arlinda Zekajt, ne e kuptojmë dhimbjen e tyre. Ajo çfarë pamë sot ne në këtë seancë, nuk ishte e hijshme as për ju as për ne, sepse sot gjykata mundi të thotë të vërtetën dhe të lejojë mediat. Ne presim që vendimi të jetë ai, si për Naimin edhe për Granitin, dhe shpresojmë shumë që këtij vendimi t’i bashkëngjitet edhe Kushtrimi me burgim të përjetshëm”, ka deklaruar Ademaj.







