Dy femra në Mitrovicë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përfshirjes së ndërtesës nga tymi, raporton teve1.info
Lajmin për teve1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se njësitet policore po e hetojnë rastin.
Sipas Zahitit, pas trajtimit mjekësor, dy të lënduarat janë liruar në shtëpi.
“Mitrovicë 13.07.2023-22:40. Dy viktima femra kosovare kanë pranuar tretman mjekësor, si pasojë e tymit që kishte përfshirë tërë ndërtesën. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin, ndërsa dy viktimat pas tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në komunikatë.