James e përfundoi ndeshjen me tetë pikë, hera e parë në pothuajse 19 vjet që ai nuk e kaloi shifrën prej 10 pikësh në sezonin e rregullt.
Herën e fundit që kjo i ndodhi ishte më 5 janar 2007. Një fund i serisë së tij prej 1,297 ndeshjesh radhazi në të cilat ai shënoi me shifra dyshifrore.
James pati shansin të shënonte dy pikë për të mbajtur në lojë rekordin, por që në sekondat e fundit vendosi të asistojë për Rui Hachimura që shënoi për 3 pikë, duke i sjell Lakersit fitoren.










