TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

LDK: Qeveria Kurti çdo ditë po merr kartonë të kuq, hyri në histori për shkelje të shumta të Kushtetutës

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
LDK: Qeveria Kurti çdo ditë po merr kartonë të kuq, hyri në histori për shkelje të shumta të Kushtetutës
Pas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie.

Deputeti i LDK-së Armedn Zemaj tha se e kanë mirëpritur këtë vendim, duke shtuar se Qeveria Kurti po i shkel të gjitha ligjet dhe Kushtetutën.  Ai numëroi po ashtu edhe të gjitha shkeljet që ka bërë kjo Qeveri.

“Sot e kemi thirrur këtë konferencë për të shprehur shqetësimin e thellë për shkeljet e vazhdueshme dhe të shumta të ligjit dhe Kushtetutës nga pushteti. Me një fjalë, ky pushtet është pushtet i shkeljeve ligjore dhe i ngeljeve kushtetuese. Po i përmendim vetëm disa nga ligjet e miratuara në Kuvend të Kosovës që janë dërguar dhe shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese, me ç’rast edhe një herë u dëshmua se ky pushtet dinë vetëm të shkel Kushtetutën.  Shkelja e parë ndodhi gjatë kohës së pandemisë Covid-19 1.TE SHPALLE qe Vendimi nr. 01/15 i Qeverise se Republikës se Kosovës, i 23 marsit 2020, nuk është ne përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i te Drejtave dhe Lirive Themelore] te Kushtetutës ne lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta e Privatësisë] Shkelja e dytë Edhe hera e dytë kishte të bënte me pandeminë Covid-19. Kësaj here, u ataku vendimi i Qeverisë Kurti për vendosjen e karatinës dhe kundërvajtjet ndaj atyre që nuk respektonin rregullat.  Shkelja e tretë e Kushtetutës u krye nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ministrja Arbëri Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim e filluar nga ish-kryetari Qëndëron Kastrati. Shkelja e katërt në muajin mars të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese gjeti se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka shkelur Kushtetutën. Gjykata shpalli anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga Ministrja e Drejtësisë. Shkelja e pestë: Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pabazë vendimin e Kuvendit në vitin 2021 për ta shkarkuar të gjithë Bordin e RTK-së”.

“Ndërsa, mendojmë se këta janë edhe shkelës dhe ngelës potencial përballë Kushtetutës te Te Ligji për Paga në sektorin publik, dhe ngelës përballë Kushtetutës Te Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Anëtarët e kësaj Qeverie janë shkelës serik të ligjit dhe kushtetutës. Ky pushtet ka hyrë në histori për të keq për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, Ky pushtet ka hyrë në histori për të keq kur ka bërë thirrje që ligjet të mos i nënshtrohen vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese. Pra, pushteti fillimisht ka bërë thirrje publike për shkelje të Kushtetutës dhe pastaj e ka shkelur. Që i bie se e kanë shkelur me vetëdije dhe për qëllime politike e përfituese Kushtetutën e vendit. Ndryshe, i bie që ka bërë thirrje publike që anarkia të dominojë. Ka bërë thirrje publike që frikësimi të jetë lënda e parë qeverisëse. Ka bërë thirrje që të gjithë të jenë të frikësuar se pushteti është mbi ligjin dhe Kushtetutën. Ka bërë thirrje që ky pushtet me cdo çmim duhet të respektohet; edhe kur aferat korruptive s’kanë të ndalur, edhe kur pasurohen paligjshëm, sepse këta të korruptuar potencial nuk i nënshtrohen ligjit, ngase do ta kenë mbrojtjen e Albinit. Shkelja e ligjeve dhe e Kushtetutës gjatë këtij pushteti e nga pushtet tashmë ka kaluar në normalitet. Shkel mbi parimet, Shkel mbi të drejtat e njeriut, Shkel mbi mediat e pavarura, Shkel mbi gjithçka qe është demokratike, Shkel mbi shtetin për pushtet”.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në LDK, Shkëmb Manaj, tha se Qeveria Kurti çdo ditë po merr kartonë të kuq dhe dje e mori edhe një nga Gjykata Kushtetuese.

Ai i ka ftuar të gjithë zyrtarët e shërbimit civil që të jenë në shërbim të shtetit të Kosovës, duke shtuar se LDK-ja administratën e shtetit nuk e konsideron administratë të partive politike.

“Çdo ditë kemi ankesa nga zyrtarë të shtetit, çdo ditë e më shumë po marrin pushim pa pagesë vetëm për të mos qenë pjesë e këtyre vendimeve. Ky pushtet duhet të ndalet që të shpëtohet shteti i Kosovës. LDK i fton të gjithë zyrtarët e shërbimit civil që të jenë në shërbim të shtetit të Kosovës. Për ne dallimi do të bëhet vetëm në ata që janë në zbatim të ligjit dhe ata që nuk janë. Qeveria jonë do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit. Kjo qeverisje anti-kushtetuese duhet të shkojë në shtëpi andaj, LDK sot i jep karton të kuq”/eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Pensionistët e TMK-së e FSK-së krijojnë shoqatë, mision kanë shërbimin ndaj vendit

Pensionistët e TMK-së e FSK-së krijojnë shoqatë, mision kanë shërbimin ndaj vendit

Incident pas finales, Enrique sulmon brazilianin Pedron

Incident pas finales, Enrique sulmon brazilianin Pedron

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Cole Palmer shpallet më i miri

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Xhaka fokusohet te Kupa e Gjermanisë

Xhaka drejtë Arabisë Saudite, ka marrëveshje me Neom SC

Drita mbanë stërvitjen e parë në Luksemburg

Drita mbanë stërvitjen e parë në Luksemburg

Gjilani siguron sulmuesin Kasa

Gjilani siguron sulmuesin Kasa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X