TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK: Qeveri pranoje planin tonë dhjetëpikësh dhe shpëto qytetarët nga katastrofa energjetike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​LDK-ja kundër mocionin të AAK-së: Zgjidhje të mëdha s’ka të dialogohet vetëm për njohje

Në një komunikatë për media LDK-ja ka thënë se kriza energjetike po shkon duke u thelluar, dhe sipas tyre si pasojë e keqmenaxhimit të Qeverisë po bien blloqet e KEK-ut në mënyrë të vazhdueshme, raporton teve1.info

“Si pasojë e keqmenaxhimit të Qeverisë po bien edhe blloqet e KEK-ut në mënyrë të vazhdueshme, me ç’rast po bie edhe mirëqenia e qytetarëve deri në limitet e mbijetesës. Ende pa u rregulluar Blloku A5, bie Blloku A3, duke bërë kështu që KEK-u të mos prodhojë as gjysmën e kapacitetit të tij, ku 530 MËh janë jashtë prodhimit. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranoj planin tonë dhjetëpikësh dhe t’i shpëtoj qytetarët, sepse me qasjen e saj të deritanishme po e shpien vendin drejt katastrofës energjetike”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë janë përmendur edhe reduktimet, ku thuhet se reduktimet e energjisë po ndodhin verës, gjersa ditët më të ftofta po vijnë.

“Ka kaluar më shumë se një vit nga kriza energjetike, ndërsa Qeveria kishte kohë të mjaftueshme të përgatitej që dimri që po vjen të jetë më lehtë i përballueshëm për qytetarët, mirëpo ajo dështoi në ditët më të nxehta të vitit – ditët e verës, ku konsumi i energjisë është më i ulët. LDK i kërkon Qeverisë që të marrë masa dhe të pranojë planin dhjetëpikësh për përballjen me krizën energjetike”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Këto janë dhjetë pikat e planit të propozuara nga LDK-ja:

  1. Pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milionë euro për çmimin e energjisë elektrike.
  2. Riparimi i Bllokut A5 i Termocentralit Kosova A.

3. Krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët.

4. Përgatitja e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë.

5. Negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji.

6.Zbritja e TVSH-së nga 8% në 0% për faturat e energjisë.

7. Krijimi i subvencioneve të reja për qytetarët dhe bizneset.

8. Largimi i tarifave diskriminuese të ZRrE-së.

9.Themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri.

10.Përgatitja e Strategjisë afatmesme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese me gaz dhe energji alternative.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Kurti konfirmon kontaktet me LDK-në për presidentin: Jemi në komunikim

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

“Mesditë”- 16.04.2026

“Mesditë”- 16.04.2026

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën