TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LDK për vizitën e Kurtit në SHBA: Shëtitje 18-ditore pa asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikanë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​LDK-ja kundër mocionin të AAK-së: Zgjidhje të mëdha s’ka të dialogohet vetëm për njohje

LDK e ka quajtur“shëtitje 18-ditore” vizitën e kryeministrit në Amerikë duke konsideruar se vizita e Kurtiti në SHBA shpërfaqi pafuqinë e tij për të takuar zyrtarë amerikanë të nivelit të lartë, siç kanë bërë dikur paraardhësit e tij.

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi u shpreh se takimet me zyrtarë të lartë amerikanë kanë qenë të zakonshme për krerët e institucioneve kosovare në të kaluarën.

“ Kryeministri Kurti përfundoi vizitën gati tre javore në ShBA pa asnjë takim me zyrtarët e lartë të ShBA-ve e pa pritje institucionale e shtetërore. Mungesa e takimeve të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit, dy institucione ku ndërtohet politika e jashtme e ShBA-ve, shpërfaq pafuqinë e kryeministrit Kurti, për t’i hapur dyert në nivelet më të larta të politikbërjes madje në kohë të rëndësisë së madhe shkaku i tronditjeve të vendit e sigurisë evropiane e botërore në kohën e agresionit rus” tha Mjekiqi.

Tutje Mjekiqi duke e quajtur shëtitje 18 ditore vizitën e Kurtit në ShBA, theksoi se si e tillë zbeh edhe peshën e vizitave institucionale që ka zhvilluar më parë Kosova.

“Shëtitja 18 ditore e Kurtit në ShBA në kohë të këtyre tronditjeve të sigurisë globale e evropiane dhe në kohë krize ekonomike në vend zbeh peshën e vizitave institucionale që ka pasur Kosova çdoherë. Jo çdo takim në të kaluarën pranë ShBA ka dhënë rezultate por kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë as edhe vetë takimet”, shtoi ajo tutje.

Nga ana tjetër edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti vizitën e kryeministrit Kurti në ShBA e konsideroi si të papërgatitur mirë dhe pa ndonjë strategji të mirëfilltë.

“Nga ajo që pamë ishin takime at-hoc pa një strategji të mirëfilltë. Dinamika e zhvillimeve nuk lejon që kryeministri të shkojë pa u dakorduar mirë. Nëse qëllimi kryesor i shëtitjes së Kurtit në SHBA ka qenë diplomacia ekonomike, kjo nuk është bërë në mënyrën e duhur dhe është bërë pa program. Kurti tregon që është i vetëmjaftueshëm dhe nuk ka strategji kur i qaset kompanive të huaja”, tha ai.

Tags: Kurti ne SHBALDKshetitje 18 ditore
ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA dhe Izraeli me mbështetje të fuqishme për Kosovën ndaj Turqisë

SHBA dhe Izraeli me mbështetje të fuqishme për Kosovën ndaj Turqisë

Përgatitjet e fundit të “Dardanëve” – premtojnë atmosferë të zjarrtë kundër Turqisë

Përgatitjet e fundit të “Dardanëve” – premtojnë atmosferë të zjarrtë kundër Turqisë

Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor

Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor

Presidentja e kryeminstri e presin ditën e fundit për ta deklaruar pasurinë

“Kjo është ndeshje historike për kosovarët” – atmosfera festive në sheshet e Prishtinës

“Kjo është ndeshje historike për kosovarët” – atmosfera festive në sheshet e Prishtinës

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Sot në Kosovë 1 litër naftë 1 euro e 82 cent – Qeverisë i kërkohet të ndërhyj

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Ambasadori britanik mbështet Kosovën para sfidës vendimtare me Turqinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën