TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK paralajmëron dërgimin e lëndës në Gjykatën Kushtetuese pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
LDK paralajmëron dërgimin e lëndës në Gjykatën Kushtetuese pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka bërë të ditur se kjo parti është në përgatitje të një lënde që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të vendit, për siç u shpreh ai, “shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës” gjatë seancave të fundit parlamentare.

Deklarata e Zogajt erdhi pas ndërprerjes së seancës së radhës dhe dështimit të 41-të me radhë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

“Edhe sot një seancë e re, një episod i ri dhe një shkelje e re e Kushtetutës dhe e rendit kushtetues në vendin tonë. Jemi tejet të shqetësuar dhe të brengosur me atë çfarë po ndodhë në Kuvendin e Kosovës. Në seancat e fundit Kushtetuta e vendit është duke u shkelur me vetëdije çdo ditë,” – u shpreh Zogaj para mediave.

Deputeti i LDK-së theksoi se partia e tij do të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me veprimet në seancat e fundit, duke shtuar se janë në koordinim me faktorë të tjerë për mënyrën e adresimit.

“Jemi në përgatitje të lëndës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Do të kërkojmë interpretim për seancat e fundit, të cilat sipas nesh janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me aktgjykimin e fundit të gjykatës,” – shtoi ai.

Pas ndërprerjes së seancës nga kryesuesi Avni Dehari, përfaqësuesit e partive të tjera politike qëndruan për disa minuta në sallën plenare. Ndërkohë, vazhdimi i seancës është caktuar për datën 5 korrik, në orën 11:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën