TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK kujton zgjedhjet e 24 Majit 1992: Fillimi i shtetësisë së Kosovës

by Tëvë1
53 minuta ago
0
A A
LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kujtuar sot 24 Majin 1992, datën e mbajtjes së zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë politike dhe shtetformuese të vendit.

Në reagimin e saj, LDK vlerëson se zgjedhjet e 24 majit shënuan fillesën e demokracisë në Kosovë dhe rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit demokratik.

“Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale ishin pikënisje dhe zanafilla e rrugës së gjatë për liri, pavarësi e demokraci nën maksimën për Kosovën Republikë”, thuhet në mesazhin e LDK-së.

Partia kujton se në ato zgjedhje historike, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës, duke u bërë simbol i rezistencës paqësore dhe udhërrëfyes i popullit në periudhën më të rëndë politike për vendin.

Sipas LDK-së, figura e Presidentit Rugova mbetet e pazëvendësueshme në historinë e Kosovës, për shkak të rolit të tij në udhëheqjen e popullit drejt lirisë, demokracisë dhe miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Populli i Kosovës sot feston 24 majin si Ditën e Presidentit, duke nderuar veprën historike të atit themeltar të shtetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet më tej në reagim.

24 Maji vazhdon të konsiderohet një nga datat më domethënëse në historinë moderne të Kosovës, si simbol i vullnetit politik dhe demokratik për shtet të lirë e të pavarur./teve1.info/

Tags: 1992LDKTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë dhe marihuanë, arrestohen dy persona

​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

​“Prishtina 2030” hyn në fazë vendimtare, zbulimi i logos dhe infrastruktura sportive në fokus

​“Prishtina 2030” hyn në fazë vendimtare, zbulimi i logos dhe infrastruktura sportive në fokus

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën