Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të presidentes Justina Shiroka-Pula për largimin nga Presidenca të fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë.
Në reagimin e saj, LDK-ja e ka cilësuar këtë vendim të papranueshëm, duke thënë se fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë kanë rëndësi historike dhe shtetërore dhe nuk duhet të trajtohen si elemente dekorative.
Sipas LDK-së, këto dy simbole përfaqësojnë themelet e shtetësisë së Kosovës dhe respektimi i tyre në Presidencë është pjesë e vazhdimësisë institucionale.
“Largimi i këtyre dy simboleve cenon këtë respekt institucional. Presidenca ka përgjegjësi të ruajë vazhdimësinë e shtetit dhe të nderojë trashëgiminë e tij. Kjo përgjegjësi tejkalon mandatin e secilit president dhe duhet të pasqyrohet edhe në mënyrën se si paraqitet shteti në hapësirat e tij zyrtare, para qytetarëve dhe përfaqësuesve të huaj”, thuhet tutje në komunikatë.
Partia ka kërkuar rishikimin e vendimit dhe rikthimin e fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në vendet e tyre të mëparshme në Presidencë./teve1.info/







