TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LDK-ja tregon arsyen e refuzimit të takimit me Kurtin

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​LDK-ja kundër mocionin të AAK-së: Zgjidhje të mëdha s’ka të dialogohet vetëm për njohje

Kryeministri, Albin Kurti pritet që të zhvillojë një takim edhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për të diskutuar lidhur me Vetingun. Mirëpo Lidhja Demokratike e Kosovës e ka refuzuar një takim të tillë.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi në një përgjigje për Teve1.info ka thënë se duke njohur rëndësinë e procesit të Vetingut, kontributi i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të ofrohet në Kuvend.

Sipas saj, festa e Kurtit për t’u takuar në hapësira të tjera për një çështje kaq të rëndësishme, është e panevojshme.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, duke njohur rëndësinë e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë si dhe duke u bazuar në Opinionin e Komisionit të Venecias, vlerëson se kontributi ynë do të ofrohet në institucionin më të lartë në vend, Kuvendin e Kosovës. Andaj, ftesa e kryeministrit Kurti, për t`u takuar në hapësira tjera për një çështje kaq të rëndësishme është e panevojshme”, tha Halimi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka mbajtur një konferencë, ku ka thënë se sot e ka ftuar Kurtin në Kuvendin e Kosovës, si institucioni më i lartë shtetëror ku duhet të diskutohen dhe miratohen çështjet me interes vital për qytetarët dhe të ardhmen e vendit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka vite që ka propozuar dhe elaboruar nevojën për fillimin e një procesi të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë të Republikës së Kosovës. Një proces i tillë duhet të implementohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe rekomandimet e veçanta të Komisionit të Venecias. Meqenëse edhe Komisioni i Venecias në Opinionin e tij ka kërkuar arritjen e konsensusit institucional e politik, transparencë dhe standarde të larta profesionale, PDK vlerëson se zgjidhja e vetme e drejtë, e duhur dhe e qëndrueshme, është zhvillimi i këtij procesi nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përgjegjësinë kushtetuese të të cilit, në instancë të fundit, mbetet edhe miratimi ose jo i ndryshimeve kushtetuese të nevojshme”, ka thënë Krasniqi. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Emisioni “Info Nata” 06.02.2026

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Emisioni “Këndi i Debatit” 06.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 06.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën