Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka konfirmuar se ky subjekt politik i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Osmani për takim konsultativ.
Mustafa për tëvë1.info ka bërë të ditur se në takimin e 15 majit do të marrë pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, ka thënë Mustafa.
Ftesën e presidentes Osmani për takim konsultativ lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës e kanë pranuar edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./teve1.info/
Dështimi i Kuvendit – Presidentja Osmani i fton të enjten në takim liderët e partive politike
Memli Krasniqi e pranon ftesën e Osmanit, merr pjesë në takimin e 15 majit