tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

LDK dhe AAK kërkojnë që Kurti të raportojë para takimit me Vuçiqin

teve1 nga teve1
10/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të raportojë në Kuvend para takimit të 14 shtatorit, me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, në Bruksel.

Ata kanë theksuar se nuk presin asgjë të mirë nga ky takim, duke u nisur nga fakti që Kosova është nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

Sipas deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi takimi Kurti – Vuçiq, nuk do të duhej të mbahej fare pa u zbatuar marrëveshjet që janë arritur deri tani.

“Unë pres nga kryeministri Kurti të vije dhe të raportojë në Kuvendin e Kosovës, para takimit me Vuçiqin dhe është mirë që të mos mbajë takime të tjera se duhet të zbatohen marrëveshjet të cilat i ka bërë Kurti, si ajo e Ohrit, si ajo e Bratislavës”, tha ajo.

Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë se deri tani vendi ka humbur shumë si pasojë e qeverisjes së Albin Kurtit e se për të keq kanë ndikuar edhe sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të duhej të shkonte në takim pa u hequr sanksionet e BE-së. Sipas tij, vendi është në një terr informativ sa i përket raportimeve të qeverisë në lidhje me dialogun me Serbinë.

“Sa i përket raportimit të kryeministrit të Kosovës dhe qeverisë në përgjithësi mendoj që jemi në një terr informativ. Asnjë herë nuk ka ardhur paraprakisht të raportojë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës  dhe kështu që e ka marrë si pronësi Kosovën të vetën dhe kjo po shkakton shumë telashe”.

Tags: AAKLDKtakimi Kurti-Vuçiq

Derbi i Francës flet për PSG-në, parizienët mposhtin me “poker” Marseillen

24/09/2023

Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut

24/09/2023

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24/09/2023

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.