TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Lavrov pyetet nëse Rusia ka udhëzuar Serbinë për destabilizimin e Ballkanit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lavrov flet për bombardimin e një materniteti dhe spitalit të fëmijëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në konferencën e sotme për shtyp në ditën te dytë të samitit të OSBE-së që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, është pyetur nëse Rusia është e përfshirë në udhëzimin e Serbisë për të destabilizuar Ballkanin, duke iu referuar sulmit të armatosur të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Kryediplomati rus mohoi se Rusia ka dorë në sulm, teksa tha se me Serbinë kishte nënshkruar një plan të konsultimit në Nju Jork, por që nuk ka të bëj me harmonizim të politikave mes Moskës e Beogradit.

“Unë mendoj se ju jeni gabim shumë. Në Nju Jork ne nënshkruam planin e konsultimit ndërministror me ministrin Salakovic. Në plan thuhej se në janar do të kishte një takim të krerëve të departamenteve përgjegjës për bashkëpunimin evropian; në mars do të kishte takime mes drejtuesve të departamenteve të Çështjeve të Mesdheut etj. Kjo ishte thjesht një politikë, ky ishte pothuajse një dokument teknik. Kjo nuk ka të bëjë me harmonizimin e politikave, ky ishte vetëm një plan konsultimi. Gazetarët ishin aty nga Serbia dhe nga Rusia, po e filmonin, po na filmonin teksa firmosëm planin, por Uashingtoni reagoi menjëherë duke thënë si guxoni ju serbët, si guxoni të nënshkruani një plan konsultimi me Rusinë, si shtet agresiv? Tani ju besoni se ky ishte një dokument përafrimi i politikave, por nuk ishte”, tha Lavrov.

Ai shtoi se Rusia mbështet çdo marrëveshje që është e përshtatshme për serbët dhe fqinjët e tyre.

“E dini, kjo varet nga vetë serbët që të vendosin, është në interes të popullit serb dhe të njerëzve të tjerë që jetojnë në Ballkan. Historia e Ballkanit ka qenë shumë e vështirë, fatkeqësisht ajo vazhdon ende me vështirësitë e saj. Ne i kemi parë diskutimet, dhe diskutimet në Republikën Serbe në Bosnje, kohët e fundit ka pasur konsiderata serioze për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Serbisë Jugore dhe Kosovës. Nëse po flasim për ndonjë marrëveshje që do të ishte e përshtatshme për serbët dhe fqinjët e tyre, atëherë mendoj se të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe ne, do të ishin të lumtur dhe do ta mbështesnin këtë. Ndoshta jo të gjitha vendet, por shumica”, tha ai.

Ndërkohë derisa komentoi largimin e Blinkenit dhe Borellit i quajti frikacak që nuk janë përballur në sesionit e Këshillit të Ministrave.

“Në mëngjes nuk ishte ministri ukrainas ose ministri nga vendet baltike. Sekretari i shtetit Blinken u largua, Borell u largua. Pse ndodhi kjo? Ndoshta ata donin ta vënë në pah qëllimin e tyre për të izoluar Rusinë. Kurse unë mendoj se janë frikacakë, frikësohen nga bisedat e sinqerta dhe me fakte. Kjo sqaron përpjekjen e tyre për të mos u dhënë vizë diplomatëve tanë, si për eventet e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvillimet në Paris, në sesionet e UNESKO-s. Ato janë frikacakë. Të paktën në këto dy vitet e fundit të kësaj lufte hibride të perëndimit kundër Rusisë ne e shohim se ata nuk kanë argumente të arsyeshme kurse ne i kemi prezantuar faktet tona dje me detaje dhe askush nuk kundërshtoi”, tha Lavrov./KP

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Tajvani investon 40 miliardë dollarë për kupolë mbrojtëse dhe armatim amerikan

Tajvani investon 40 miliardë dollarë për kupolë mbrojtëse dhe armatim amerikan

Kushtet e rënda të motit godasin kampet e zhvendosjes në Gaza, ndërsa Izraeli bllokon ndihmat

Kushtet e rënda të motit godasin kampet e zhvendosjes në Gaza, ndërsa Izraeli bllokon ndihmat

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën