Laura Fazliu e ka siguruar njërën nga dy medaljet e para në xhudo, në kuadër të Lojërave Universitare Botërore në Rhine-Ruhr, Gjermani.
Xhudistja kosovare arriti në finale, pasi në gjysmëfinale e mposhti italianen Flavia Favorini.
Në finale, Laura do të ndeshet me japonezen Narumi Tanioka.