TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Latifi: Punëtorëve iu bëhet presion që të largohen nga Sindikata

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Latifi: Punëtorëve iu bëhet presion që të largohen nga Sindikata

Sipas menaxhmentit, që nga mbajtja e grevës në muajin gusht të vitit 2019, punëtorët e ANP “Adem Jashari” janë përballur me presion për t’u larguar nga Sindikata.

“Kjo kallxon sa të duash sa e tmerrshme është, sa vepër penale është kjo të ju bëhet presion dhe të ju imponosh punëtorëve të hyjnë ose të largohen prej Sindikatës. Kjo është shkelje e Ligjit sindikal”, tha Latifi në emisionin “De Jure” në Tëvë1.

Këtë deklarim, Latifi e bëri kur u pyet lidhur me një audio-incizim që iu prezantua emisionit, ku dëgjohet shefja e ndërrimit Gentiana Terpeza në një takim me punëtorët, të cilëve u kërkon që të largohen nga sindikata, në të kundërtën do të ketë pasoja.

“Kam një porosi prej Norës, sigurisht për këtë çështjen e kërkesës së Sindikatës, Ministria e Mirëqenies Sociale ia ka kthyer sindikatës që nuk ka baza për kërkesat e Sindikatës edhe me ia nis me u tërheq prej Sindikatës, përndryshe ka me pas efekte shumë negative. Human Resource e ka përgatitur një letër për me e nda zyrtarisht me juve, këto janë tri kopje të cilat mundeni me i lexu edhe ju vet. Përndryshe, drejtohuni tek Human Resource kush do me u tërheq. Unë e përcjelli, nuk e di a më dëgjove, kjo është porosi prej Norës. Nora nuk është për momentin në punë. Duhet me ju drejtu Norës. Nuk janë këto fjalë, po besoj unë të Norës. Më falni atëherë, unë veç po e përcjell porosinë, ama për këto pyetje që po m’i drejtoni mundeni me i thënë Norës”, thuhet në atë audio.

Menaxhmenti i Limak Kosovo International Airport i ka ndaluar hyrjen në zyrën e Sindikatës kryetarit Latifi, pasi që ai është larguar nga puna, kjo në kundërshtim me statutin e shoqatës.

“Tash ne aktivitetin e bëjmë qysh të mundemi, me telefona, nëpër kafe, në parking të kerreve në aeroport, para terminali, ku të mundemi. E bëjmë aktivitetin, i marrim ankesat, i drejtojmë kërkesat tek punëdhënësi, i drejtojmë tek Inspektorati i Punës sepse vazhdimisht ka shkelje të të drejtave të punëtorëve në vendin e punës në Aeroport sot e kësaj dite”, tha ai në emisionin “De Jure” në Tëvë1.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Hakmarrja e Limak-ut ndaj punëtorëve”, i cili transmetohet në “Tëvë1” dhe “Betimi për Drejtësi”./Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë ndodhi në tentimin e dytë të seancës konstituive?

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Osmani: Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte dhe Zoti na dërgoi Amerikën

Osmani: Jemi krenarë për këtë arritje të madhe të Luanës

Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë mësimi po mbahet normalisht

Në gjysmën e shkollave në Prishtinë nevojiten ndërhyrje për çështje të sigurisë

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Çfarë ndodhi në tentimin e dytë të seancës konstituive?

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Hendboll, Kosova përgatitet për Bosnjë e Hercegovinën

Hendboll, Kosova përgatitet për Bosnjë e Hercegovinën

Osmani: Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte dhe Zoti na dërgoi Amerikën

Osmani: Jemi krenarë për këtë arritje të madhe të Luanës

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Të martën dhe mërkurën, ndeshjet e kthimit në Champions

Mbappe në fushë ndaj Benficas

Mbappe kthehet ndaj Cityt, ftohet edhe Bellingham

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën