TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Latifi kërkon shmangie të konfliktit të interesit në listën e barërave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Latifi kërkon shmangie të konfliktit të interesit në listën e barërave

Ministri Latifi u shpreh se përditësimi i listës së barnave esenciale mundëson që për pacientët të zgjerohen mundësitë e trajtimit me barna të reja, cilësore dhe të sigurta.

Sipas tij ky Komitet ka për detyrë që për këtë listë të konsultohet me burime të sigurta shkencore.

“Atë të përditësimit të listës së produkteve dhe materialit shpenzues e njohur si lista e barnave esenciale me synim që qytetarët e Kosovës dhe pacientët tanë të zgjerojnë mundësitë e trajtimit me barna të reja dhe cilësore dhe të sigurta. Komiteti i formuar ka për detyrë që të konsultohet me burime të sigurta shkencore, përfshirë edhe listën në fuqi të OBSH-së dhe propozime të reja dhe të argumentuara në mënyrë profesionale. Ta bëjë listën e re të produkteve mjekësore dhe materialit shpenzues e cila do t’i përgjigjet zhvillimeve farmaceutike dhe nevojave të pacientëve në baza shkencore”, theksoi Latifi.

Duke kërkuar që sa më shpejt të përfundoj kjo listë, ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi tha se procesi i përcaktimit të listës së produkteve dhe pajisjeve mjekësore kërkon standarde të rëndësishme përfshirë përgjegjësi maksimale nga secili anëtar i Komitetit dhe shmangie 100% të konfliktit të interesit dhe transparencë.

Latifi u shpreh se sipas nevojës do të sigurojnë edhe ekspertizë ndërkombëtare, derisa theksoi se këta ekspertë nuk mund të jenë të mbështetur nga kompanitë farmaceutike.

“Si ministër i Shëndetësisë pres që ky proces t’i përmbush standardet më të rëndësishme që janë e këto janë përgjegjësia maksimale prej secilit prej jush si anëtar të Komitetit…kompetencë profesionale dhe integritet, dituri shkencore me lami në fushat tuaja dhe shmangie absolute, shmangie të 100% të konfliktit të interesit dhe transparencës maksimale, me qëllimin kryesor që në listë të përfaqësohen ekskluzivisht interesi klinik i pacientëve. Çdo shmangie nga këto nuk ka vend në këtë komitet, nuk ka vend në këtë ministri dhe nuk ka vend në këtë qeveri”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Kryesuesi i Komitetit kyç të Listës së produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuesve, Driton Vela i cili tha se lista e re do të përpilohet bazuar në transparencë dhe kapacitete shkencore.

“Nga neve si grup pritet që përpilimi i listës të bëhet ashtu që vendimmarrja jonë të jetë transparente e pa ndikuar nga konflitet e interesit dhe bazuar në principet moderne të mjekësisë. Në listën e re do t’i plotësojmë edhe mangësitë e listës së vitit 2019. Prej miratimit të listës së fundit kanë kaluar më tepër se 3 vite ka ndryshime të hovshme në mjekësi terapi të reja të cilat e kanë rritur mbijetesën ndaj sëmundjeve të caktuara dhe ne këto do t’i marrim parasysh”, u shpreh Vela.

Sipas Velës Kosova nuk figuron në listën e OBSH-së me listën e saj të barnave esenciale.

E si kryesues i Komitetit për përcaktimin e listës së produkteve dhe pajisjeve mjekësore, Driton Vela u shpreh se ende nuk ka informata se sa buxhet do të ndahen për këtë listë.

Për herë të fundit në vitin 2019 është bërë përditësimi i listës së barnave esenciale./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Festa e 28 Nëntorit, të premten ditë pushimi në Kosovë

Festa e 28 Nëntorit, të premten ditë pushimi në Kosovë

Kurti falënderon SHBA-të për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti falënderon SHBA-të për mbështetjen ndaj Kosovës

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani pret formim të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rama: Pres që Murati ta alokojë mjetet e miratuara nga Asambleja e Prishtinës

Rama: Pres që Murati ta alokojë mjetet e miratuara nga Asambleja e Prishtinës

Festa e 28 Nëntorit, të premten ditë pushimi në Kosovë

Festa e 28 Nëntorit, të premten ditë pushimi në Kosovë

Papa Leo XIV vlerëson Turqinë si një burim stabiliteti dhe dialogu

Papa Leo XIV vlerëson Turqinë si një burim stabiliteti dhe dialogu

Venezuela ndalon fluturimet e gjashtë linjave kryesore ajrore mes tensioneve me SHBA

Venezuela ndalon fluturimet e gjashtë linjave kryesore ajrore mes tensioneve me SHBA

“Ditari” 27.11.2025

“Ditari” 27.11.2025

Kurti falënderon SHBA-të për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti falënderon SHBA-të për mbështetjen ndaj Kosovës

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani pret formim të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Putin paralajmëron për vijat e kuqe në Ukrainë dhe konfiskimin e aseteve ruse

Putin paralajmëron për vijat e kuqe në Ukrainë dhe konfiskimin e aseteve ruse

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën