TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Largimi i Emmerson-it, “Institucionet të mos kursejnë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së”

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Largimi i Emmerson-it, “Institucionet të mos kursejnë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së”

Largimi i avokatit britanik, Ben Emmerson nga mbrojtja e Kadri Veselit në Dhomat e Specializuara të Hagës, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Avokati dhe njëkohësisht ish-drejtori i zyrës ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari tha se pavarësish arsyeve që mund të kenë quar Emmerson në këtë vendim, largimi i tij është një lajm jashtëzakonisht i keq.

Sipas Bajraktarit, institucionet në Kosovë nuk duhet të kursehen në sigurimin e një mbrojtje cilësore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për çka potencoi se ata nuk po akuzohen mbi kapacitete personale.

“Pavarësisht arsyeve që kanë quar deri te largimi i avokatit të zotrit Veseli, Ben Emmerson, në fazën në të cilën ndodhet aktualisht procesi në agë, është një lajm jashtëzakonisht i keq. Në rast se arsye mund të ketë qenë aspekti financiar atëherë është keq për institucionet dhe shoqërinë kosovare, për faktin se edhe zotri Veseli edhe të tjerët nuk akuzohen mbi kapacitete personale, por si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtri e cila me aleancën dhe mbështetjen e NATO-s rezultoi me çlirimin e vendit. Prandaj, ri-konfirmim i pastërtisë së UÇK-së është obligim para së gjithash i institucioneve të shtetit që të kontribuojnë në këtë proces, por edhe i shoqërisë në përgjithësi. Prandaj, vlerësoj që institucionet e Kosovës nuk duhet të kursehen në drejtim të sigurimit të një mbrojtje cilësore”, tha Bajraktari.

Për largimin e Emmerson, pati reagime të shumta. Njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bardhyl Mahmuti ka thënë se veprimet që “detyruan” Emmerson të tërhiqet, është “goditja më e rëndë që i është dhënë mbrojtjes së luftës çlirimtare të Kosovës”

Edhe ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku reagoi duke thënë se lajmi për tërheqjen e avokatit të Kadri Veselit, është lajm i mirë për Serbinë dhe kundërshtarët e UK-së.

Përveç këtyre, edhe Ministria e Drejtësisë (MD) ka reaguar rreth pagesave për avokatët e angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, pranë Dhomave të Specializuara.

Në njoftimin e MD-së, thuhet se deri më sot kjo ministri ka paguar një shumë totale prej 26,179,562 eurosh 26 milionë e 179 mijë 562 euro për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim.

Sipas MD-së, avokati Ben Emmerson, i cili përfaqëson Kadri Veselin, ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4 milonë e 19 mijë e 724).

“Personat që tërhiqen nga detyra e tyre mund të gjejnë justifikime të ndryshme, por paga e ulët nuk është një prej tyre”, thuhet në reagim.

Emmerson e kishte përfaqësuar Veselin që nga dorëzimi i tij në Speciale në nëntor të vitit 2020.

Tags: Ben Emmersonish-kreret e UÇK-sëkadri veseli
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri

Kurti: Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri

Gara për asamblenë e Prishtinës, këta janë 10 më të votuarit nga secila parti

Gara për asamblenë e Prishtinës, këta janë 10 më të votuarit nga secila parti

Prokuroria Speciale publikon pamjet e aksionit në veri

Prokuroria Speciale publikon pamjet e aksionit në veri

Shtatë persona shoqërohen në polici në aksionin që lidhet me vrasjen zyrtarit të EULEX-it

Shtatë persona shoqërohen në polici në aksionin që lidhet me vrasjen zyrtarit të EULEX-it

LVV e AAK bashkohen për raundin e dytë në Fushë – Kosovë

LVV e AAK bashkohen për raundin e dytë në Fushë – Kosovë

Kurti: Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri

Kurti: Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri

Ahmeti i vlerëson të një rëndësie të veçantë zgjedhjet lokale

Ahmeti i vlerëson të një rëndësie të veçantë zgjedhjet lokale

Fernandez korr suksesin e parë në MotoGP, spanjolli triumfon në garën e Australisë

Fernandez korr suksesin e parë në MotoGP, spanjolli triumfon në garën e Australisë

Rritet fluksi i votuesve pas mesditës në shkollën “Liria” në Komunën e Çairit

Rritet fluksi i votuesve pas mesditës në shkollën “Liria” në Komunën e Çairit

Ballkani fiton derbin e qytetit, Llapi pëson në Klinë

Ballkani mposht Dukagjinin

Llapi nuk fiton as pas 11 ndeshjeve, vetëm barazim me Dukagjinin

Llapi dhe Ferizaj ndajnë pikët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën