TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Lansohet Rrjeti i përbashkët i inteligjencës kundër pastrimit të parave

nga TËVË 1
10 Tetor, 2024
0
A A
Lansohet Rrjeti i përbashkët i inteligjencës kundër pastrimit të parave

Është, lansuar Rrjeti i përbashkët i inteligjencës kundër pastrimit të parave të Kosovës. Në këtë lansim ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e prioriteteve qe e kemi ne si qeveri.  Rrjeti i përbashkët është mundësuar fal mbështetjes së Ambasadës se Mbretërisë së Bashkuara.

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se Rrjeti i përbashkët do të sigurojë koordinimin e përpjekjeve të  Qeverisë, sistemin prokurorial, agjencive tjera në luftimin e veprimtarive të kundër ligjshme financiare. Ai ka thënë se nisma si kjo është jetësore për avancimin e mëtutjeshëm të përkushtimit tonë.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë ky moment shënon hapë të rëndësishëm kundër pastrimit e parave në Kosovë. Ai ka deklaruar se pastrimi i parave është diçka që ndodhë nga rrugët e Prishtinës deri në Londër.

Hargreaves ka thënë se lansimi i JIMLINK është shumë i rëndësishëm për Kosovës dhe dëshmon se institucionet e këtij vendi janë te gatshme ta luftojë këtë krim.

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka thënë se është habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovës. Për çka tha se është interesuar të dijë më shumë pse po ndodh një gjë e tillë.

“Është nder i madh të jem bashkë me ju në këtë ngjarje të lansimit. Ky moment shënon një zhvillim të rëndësishëm të luftimit dhe pastrimit të parave. Pastrimi i parave është diçka që ndodh nga rrugët e Prishtinës deri në rrugët e Londrës. Pastrimi i parave mundëson krimin të lulëzoj dhe mundëson kriminelët të jetojnë në luks. Shkalla e pastrimit te parave në Britani është qindra miliarda. Çka është më e rëndësishme që kemi konstatuar që me JMLINK është bërë një sukses në parandalimin e krimit. Jam habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovë, vetura të shtrenjta, dhe kam pyetur se si ka mundësi të ndodh kjo, nuk përputhet me të ardhurat dhe kjo është shenjë që duhet të hulumtohen këtë raste. Institucionet tuaja janë të gatshme që të fillojnë me këtë sfidë. Britania është e gatshme të punoj dhe të mbështet Kosovën në këtë drejtim. Kosova nga ky lansim do te del më e fortë”, ka thënë ai.

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se ky projekt do të forcojë aftësinë tona të përbashkëta për të adresuar kërcënimet që vijnë nga pastrimi parave dhe financimi I terrorizmit.

“Ministria Punëve të brendshme në kuadër të Policisë së Kosovës dhe jo vetëm mbetet e përkushtuar për të luftuar krimin e organizuar e terrorizmin. Policia e Kosovës si agjenci kyçe në hetimin e këtyre veprave të rënda luan një rol vendimtar në hezitimet financiare dhe ndalimin e rrjeteve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit tonë”, ka deklaruar Sveçla.

Sipas tij, krijimi i rrjetit të përbashkët të inteligjencës kundër pastrimit të parave në Kosovë do të na mundësojë të rrisim aftësinë tonë për të ndjekur rrjedhën e parave të paligjshme dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale e terroriste në burim.

“Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit mbeten sfida të mëdha globale dhe kërkojnë përpjekje të përbashkët e të koordinuara. Financimi i terrorizmit në veçanti mbetet sfidë reale për ne duke pasur parasysh që para një viti vendi ynë u ballafaqua me sulmin më të madh terrorist në Banjskë të Zveçanit ku përmes të gjitha provave të siguruara konfirmohet investimi i dhe financimi i vazhdueshëm i Serbisë për individ e grupacione të caktuara me qëllim të kryerjes së akteve kriminale e terroriste për të destabilizuar sigurinë e Republikës së Kosovës dhe jo vetëm. Ky rast dhe sulme të vazhdueshme nga këto grupacione ndaj institucioneve tona si dhe depot e përditshme të armatimit që po zbulohen kanë vënë në pah pjesën e financimit të vazhdueshëm të Serbisë për këtë veprimtari gjë që kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve në ndjekjen hetimin e parandalimin e dukurive të ngjashme”, tha ai.

Sveçla ka thënë se duke ndërtuar mekanizma si ky ne po e vendosim Kosovën në një pozicion të fuqishëm për të parandaluar këto krime dhe për tu siguruar që siguria jonë kombëtare e integriteti i institucioneve financiare të mbrohen.

Tags: Hekuran Muratipastrimi i paraverrjet i përbashkët
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X