TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Lansohet plani për arritjen e barazisë gjinore në Universitetin e Prishtinës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Lansohet plani për arritjen e barazisë gjinore në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka lansuar planin e veprimit për barazi gjinore 2023\4-2026. I njëjti u tha se do eliminojë pabarazinë në jetën akademike, do të ketë gjithëpërfshirje dhe do të luftojë stereotipet.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se përfshirja e grave në postet drejtuese në UP është e një rëndësie të veçantë.

Ai shtoi se angazhimi për barazi gjinore shtrihet edhe në pjesën qenësore të kurrikules në mënyrë që barazia dhe diversiteti gjinor të integrohen si vlera thelbësore të programeve arsimore.

“Përfshirja e grave në postet drejtuese në UP është e rëndësisë të veçantë. UP-ja njeh talentin dhe ekspertizën dhe perspektivën që sjellin gratë me angazhimin e tyre në botën universitare dhe universin e dijes si tërësi. Duke promovuar dhe fuqizuar në mënyrë aktive gratë në rolet drejtuese ne pasurojmë proceset tona të vendimmarrjes, forcojmë strukturën e institucionit tonë, zgjerojmë horizontet e ideve dhe realizojmë dhe ruajmë rezultatet e idealit tonë kolektiv për një mjedis të barabartë për të gjithë. Angazhimi ynë për barazi gjinore shtrihet po ashtu në pjesën qenësore të kurrikula që ne hartojmë në mënyrë që të integrojmë barazinë dhe diversitetin gjinor si vlera thelbësore në programet tona arsimore. Është jetike që studentët tanë të edukohen me përmbajtje që mishëron gjithëpërfshirje dhe sfidon sterotipet”, tha ai.

Miratimin e këtij plani të veprimit e mirëpriti ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se do të përmirësojë qasjen në arritjen e barazisë gjinore në Universitetin e Prishtinës.

“Rruga për barazi gjinore në shoqërinë tonë është më afër se kurrë më parë, edhe pse akoma jemi shumë larg ideales dhe asaj që dëshirojmë. Ky plan veprimi synon të përmirësojë qasjen në arritjen e barazisë gjinore në Universitetin e Prishtinës…Si Qeveri e Republikës së Kosovës ne në përpjekjet tona për të ndërtuar një realitet të ri kemi vazhduar me një varg masash afirmative të cilat ne besojmë se do të ndihmojnë në aspektin e arritjes së barazisë. Po përmend vetëm disa masa të Ministrisë së Arsimit, ku përmes bursave në vlerë 1 milion euro për të motivuar vajzat dhe gratë që të vijojnë studimet në fushat STEM”, tha Nagavci, shkruan KP.

Në anën tjetër, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, tha se kjo iniciativë shënon një përpjekje shumë të madhe për arritjen e barazisë gjinore në jetën akademike.

“Kjo iniciativë shënon një përpjekje shumë të madhe përpara në aktivitetin tonë të përbashkët për barazi gjinore në jetën akademike…Plani për barazi gjinore krijon standardin e ri për zotimin tonë për barazi gjinore në kuadër të botës akademike. Suedia me shumë krenari e mbështet këtë aktivitet që synon rritjen e barazisë gjinore në Kosovë”, theksoi Ëesterlund.

Hartimi i këtij plani është bërë në bashkëpunim mes Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Tags: Plani për arritjen e barazisë gjinoreQerim Qerimiup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Albin Kurti përkujton Fatos Nanon: Një emër i paharrueshëm i historisë shqiptare

Albin Kurti përkujton Fatos Nanon: Një emër i paharrueshëm i historisë shqiptare

Prebreza: Fushë-Kosova, një nga komunat më të kriminalizuara në Ballkan

Prebreza: Fushë-Kosova, një nga komunat më të kriminalizuara në Ballkan

Policët me lojëra sportive nderojnë ish-kolegët që ranë në krye të detyrës

Policët me lojëra sportive nderojnë ish-kolegët që ranë në krye të detyrës

Vendimi për ndalimin e shamisë frikëson prindërit për përjashtimin e vajzave nga shkolla

Vdekja e Fatos Nanos, Shqipëria të dielën në zi

SPAK ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres të Shqipërisë, Belinda Balluku

SPAK ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres të Shqipërisë, Belinda Balluku

Përgatitjet për balotazhin, Osmani takohet me Radoniqin

Përgatitjet për balotazhin, Osmani takohet me Radoniqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën