TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Lansohet fushata për parandalimin e përdorimit të armëve në ahengje

nga tëvë1
30 Qershor, 2023
0
A A
Postoi në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri, arrestohet një person

Foto ilustruese

Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. Gjatë dy muajve të ardhshëm janë paraparë aktivitet të ndryshme që synojnë vetëdijesimin e qytetarëve në këtë drejtim.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla e ka mirëpritur këtë fushatë, ndërsa ka shtuar se përdorimi i armës për festime është vepër penale dhe duhet ndjekur nga të gjitha institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë.

Gërvalla, e cila mban edhe postin e ministres së Punëve të Jashtme, ka theksuar se përdorimi i armës është një traditë e keqkuptuar dhe keqinterpretuar.

“Një traditë e keqkuptuar madje edhe e keqinterpretuar gjithë e dimë shumë mirë ku përmendet arma në kanunin e Lekë Dukagjinit lidhur me dasmat, ne sot nuset i marrim me muzikë dhe nuk i grabisim, prandaj nuk na duhen as të shtënat me armë për të demonstruar që morën nusen…Keqinterpretimi i një tradite shekullore nganjëherë është më i dëmshëm sesa thyerja e traditave të tilla të vjetra, të cilat shpesh përdoren për të arsyetuar shkeljet e ligjit”, ka theksuar ajo.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani është shprehur se lansimi i fushatës për keqpërdorimin e armëve në festimeve familjare në këtë kohë është bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për këtë dukuri negative.

Ai ka theksuar se vetëm duke qenë të bashkuar mund të zvogëlohet kjo plagë shoqërore.

“Të shtënat gjatë ahengjeve dhe tubimeve familjare janë të ndaluara me ligj, janë vepra penale…Fenomeni i përdorimit të armëve nuk është që mund të eliminohet vetëm nga një institucion si Policia e Kosovës po duhet të angazhohemi të gjithë akterët institucionalë e komuniteti….Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme, duhet theksuar se zotërimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe armëve të tjera janë në rënie çdo vit, por edhe si të tilla ende paraqiten si kërcënim për jetën njerëzore dhe qetësinë në Kosovë….Fushata që po e lansojmë sot zyrtarisht, aktivitet e së cilës i kemi filluar që disa javë synon që përmes ngritjes së ndërgjegjësimit bashkarisht të parandalojmë keqpërdorimin e armës së zjarrit, të shtënat festive në ahengjet familjet me qëllim të ulen pasoja”, ka thënë Gashani.

Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Hakan Ejdervik është shprehur se veprimet kolektive mund të parandalojnë të dhënat festive dhe të mbrojnë qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, në korrik dhe gusht të vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar 100 persona për këtë vepër.

“Fushata që po e lansojmë sot është vendimtare e që ndodh përgjatë korrikut dhe gushtit e vitit 2023. Kjo fushatë synon të ndërton mbi aktivitet e ndërmarra deri më tani nga Policia dhe ftojmë diasporën të përmbahen nga pjesëmarrja në këto aktivitete, pasi që mbështetja dhe ndikimi i tyre mund të ketë ndikim të madh ne synojmë të angazhojmë liderët lokal që mund të luajmë rol të rëndësishëm në avookimin….Është besimi im që përmes ndërgjegjësimit veprimeve kolektive mund të parandalojnë të shtënat festive dhe të mbrojnë dhe mirëqenien e qytetarëve në Kosovë“, ka deklaruar ai.

Nënkolonelja e Policisë së Kosovës, Zylfije Demaj ka thënë se si institucion i sigurisë janë të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteti.

Demaj ka theksuar se Policia e Kosovës i ka kushtuar rëndësi të veçantë parandalimit të të shtënave festive.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar për të siguruar sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit tonë dhe kjo fushatë është një hap i rëndësishëm drejt qëllimi. Policia e Kosovës që nga themelimi i saj i ka kushtuar rëndësi të veçantë parandalimit të shtënave festive që është një çështje shumë e rëndësishme për sigurinë publike”, është shprehur ajo.

Lansimi i fushatës “Festo me zemër, jo me armë“, është mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Arrestimi i dy policëve në Pejë, IPK njofton se janë nënkolonel dhe kapiten policor

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

Si vlerësohen gjyqet për krime lufte që po zhvillohen në Kosovë?

Si vlerësohen gjyqet për krime lufte që po zhvillohen në Kosovë?

Rreziku nga gjarpërinjtë: Frikë dhe kujdes në stinën e verës

Rreziku nga gjarpërinjtë: Frikë dhe kujdes në stinën e verës

Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Pachucan – bie në sy mungesa e Mbappes

Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Pachucan – bie në sy mungesa e Mbappes

Drilon Hazrollaj debuton me gol te Rapidi i Bukureshtit në miqësoren ndaj Buduqnostit

Drilon Hazrollaj debuton me gol te Rapidi i Bukureshtit në miqësoren ndaj Buduqnostit

Izraeli paralajmëron për një luftë të zgjatur ndërsa vazhdon të sulmojë Iranin

Izraeli paralajmëron për një luftë të zgjatur ndërsa vazhdon të sulmojë Iranin

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Arrestimi i dy policëve në Pejë, IPK njofton se janë nënkolonel dhe kapiten policor

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

Si vlerësohen gjyqet për krime lufte që po zhvillohen në Kosovë?

Si vlerësohen gjyqet për krime lufte që po zhvillohen në Kosovë?

Rreziku nga gjarpërinjtë: Frikë dhe kujdes në stinën e verës

Rreziku nga gjarpërinjtë: Frikë dhe kujdes në stinën e verës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X