TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lansohen 1 milion shishe Uje Rugove me sloganin “Diabeti nuk ndalon ëndrrat”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lansohen 1 milion shishe Uje Rugove me sloganin “Diabeti nuk ndalon ëndrrat”

Në një bashkëpunim të fuqishëm, Action for Mothers and Children (AMC) në partneritet me Korporaten Rugove po fillon një fushatë ndërgjegjësimi për diabetin përmes lansimit të 1 milion shisheve të Ujë Rugove me sloganin “Diabeti nuk ndalon ëndrrat”. Kjo fushatë synon të mbledhë rreth 10,000 Euro nga shitja e 1 milion shisheve të ujit, secila duke kontribuar me 1 cent drejt kauzës.

Kjo fushatë ka për qëllim që të adresoj nevojat urgjente të fëmijëve me diabet të tipit 1 në Kosovë. Në Kosovë, çdo vit, rreth 40 foshnja lindin me diabet të tipit 1. Këto foshnja marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Aktualisht, në Klinikën Pediatrike trajtohen rreth 500 fëmijë me diabet, për të cilët klinika nuk mund t’i plotësojë tërësisht nevojat e tyre. Në përgjigje të kësaj situate, AMC po mobilizon përpjekjet e saj për të përmirësuar këto kushte për pacientët e rinj.

Deri më tani AMC-ja ka siguruar medikamente për hiperkolesterolemi dhe diabet për QKUK në vlerë prej 160,000 Euro.

Fushata e ndërgjegjësimit për diabetin, në partneritet me Korporatën Rugove, është një komponent kyç i këtyre përpjekjeve, pasi që kjo fushatë synon të mbledhë rreth 10,000 Euro nga shitja e 1 milion shisheve të ujit, secila duke kontribuar me 1 cent drejt kauzës.

Këto fonde, së bashku me fondet e mbledhura nga edicioni i 8-të Let’s Dance, do të sigurojnë blerjen e pajisjeve mjekësore bashkë me materialet shpenzuese për kontrollimin e niveleve të glukozës dhe menaxhimin e diabetit për një numër të fëmijëve që aktualisht po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë.

Prej më shumë se një dekade, AMC ka ndihmuar në uljen e normave të vdekshmërisë së foshnjave dhe sëmundshmërisë së nënave në Kosovë. Kjo është arritur falë projekteve dhe programeve të shumta me donatorë vendorë e ndërkombëtarë.

Për më tepër, fushata do të financojë krijimin e një dhome edukuese në Klinikën së Pediatrisë, ku fëmijët me diabet dhe familjet e tyre do të mund të marrin këshilla rreth praktikave më të mira dhe të shëndetshme për të menaxhuar diabetin dhe për të rritur kështu cilësinë e jetës.

Kjo nismë synon të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetës për këta fëmijë dhe familjet e tyre, duke i fuqizuar ata për të jetuar një jetë më të shëndetshme dhe më të përmbushur pavarësisht sfidave të diabetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Auto Draft

Homazhe e kritika në Rezallë

Auto Draft

Vraniqi kujton 7 dëshmorët dhe 30 martirët e lirisë

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Auto Draft

Homazhe e kritika në Rezallë

Auto Draft

Vraniqi kujton 7 dëshmorët dhe 30 martirët e lirisë

Auto Draft

Kolonat nga Smrekonica në Mitrovicë – Qytetarët mirëpresin zgjerimin e rrugës

“Kalkulime, s’ka logjikë të shëndoshë politike” – Mexhiti për largimin e Taravarit

Mexhiti: Protesta e studentëve është thirrje për vetëdijesim për të gjithë akterët politik

Eurodeputeti austriak i ashpër ndaj Orbanit: “Historia më idiote” për shpërthimin pranë gazsjellësit

Eurodeputeti austriak i ashpër ndaj Orbanit: “Historia më idiote” për shpërthimin pranë gazsjellësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën