TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Lansimi i organizatës për të drejtat muzikore, Kurti: Sot shënojmë një hap përtej muzikës

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
​Lansimi i organizatës për të drejtat muzikore, Kurti: Sot shënojmë një hap përtej muzikës

Krijimtaria muzikore në Kosovë tani e tutje do të jetë më e mbrojtur se kurrë.

Pikërisht për këtë, sot u bë lansimi i organizatës për menaxhimin kolektiv të të drejtave për muzikë, një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Sportit (MKRS) dhe Kosova Music Rights Society (KMRS).

Figura politike, artistë, prokurorë e avokatë u bashkëngjiten në këtë event, në përpjekje për të përkrahur nismën.

Ndër ta ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili tha se kjo çështje i takon edhe aspektit moral, përveç atij ligjor.

“Sot shënojmë një hap përtej muzikës, në thelb të këtij krijimi të KRMS dhe punës që i prin para qëndron një ide më e madhe, ajo e të drejtës për të zotëruar frytin e punës sonë. Për të fituar edhe autori nga dobia publike. Kjo nuk është vetëm çështje ligjore, por, edhe morale, kulturore e filozofike. Shoqëria që e njeh dhe e mbron krijimtarinë është shoqëri qe beson në vetvete. Shoqëri që beson në të tashmen dhe të ardhmen e saj. Po ashtu, është shoqëri që respekton artistë, jo vetëm që i donë ata”, tha Kurti.

Ai përmendi edhe instrumentin tradicional të popullit shqiptar, çiftelinë, që të demonstrojë sa e rëndësishme është të mbrohet ajo që i takon autorit.

Ndërsa kryesuesja e KMRS dhe iniciatorja e kësaj nisme, Kaltrina Mehmeti, potencoi se ka ardhur koha që artistët të marrin meritat e takuara.

“Autorët dhe kompozitorët nuk janë gjithmonë figura publike, ata nuk performojnë gjithmonë në koncerte apo klube nate, shpesh veprat e tyre bëhen pjesë e një ekonomie pa pjesëmarrjen e tyre fizike. Kur një autor apo kompozitor krijon një vepër, ai duhet të kompenzohet. Kjo është e drejta e autorit. Kjo nevojë urgjente për mbrojtjen e të drejtave të autorit solli lindjen e organizatës KMRS”, tha ajo.

Në mesin e tyre ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kulturës, Besnik Bislimi, i cili njoftoi se organizata e re do të menaxhojë lejimin zyrtar të përdorimit të veprave të muzikës në performanca publike, transmetime, platforma online.

“Organizata e re për menaxhimin kolektiv do të shërbejë si organizëm i autorizuar për menaxhimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në fushën e muzikës, në emër të autorëve, kompozitorëve, interpretuesve dhe producentëve. Ajo do të menaxhojë lejimin zyrtar të përdorimit të veprave të muzikës në performanca publike, transmetime, platforma online dhe forma të tjera të përdorimit komercial, do të mbledh dhe shpërndajë të ardhurat me transparencë dhe të sigurojë që përdorimi i veprave të krijuesve të jetë në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës”, potencoi Bislimi.

Në Kosovë për herë të parë janë miratuar këtë vit tarifat për të drejtat e autorit për shumicën e përdoruesve të muzikës, e bëri të ditur Kaltrina Mehmeti në konferencë. Duke filluar nga janari i vitit 2026 fuqizohet ky projektligj, duke bërë që përdoruesit e muzikës të detyrohen të autorizohen për përdorimin e muzikës dhe të kryejnë obligimet e tyre financiare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

“InfoNata” 20.08.2026

“InfoNata” 20.08.2026

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën