Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali e quan shqetësuese rritjen e influencës së Rusisë dhe Kinës në rajon.
Sipas saj, Serbia po përdoret nga Rusia, teksa shtoi se rreziku i destabilizimit të rajonit ekziston gjithmonë.
“Pra në vitet e fundit, rritja e influencës ruse dhe kineze në rajon, në bazë të të gjitha raporteve është shqetësim madhor…Rusia po përdor Serbinë për të destabilizuar rajonin. Aq sa mundet. Kështu që rreziku gjithmonë ekziston”, tha ajo në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.