TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lama: Imazhi i Kosovës nuk do të mundë të riparohet vetëm nga një qeveri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lama: Imazhi i Kosovës nuk do të mundë të riparohet vetëm nga një qeveri

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë që vendet aleate si ato të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paralajmërojnë Kosovën për pasoja në raportet bilaterale.

Lidhur me këtë, ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama, vlerësoi se dëmi që i është bërë Kosovës do të jetë afatgjatë, derisa shtoi që riparimi i imazhit të saj nuk mund të bëhet më vetëm nga një qeveri.

“Çështja e imazhit të shtetit është shumë e komplikuar. Siç po e shihni për pak muaj po rrënohet imazhi i Kosovës. Do të jetë afatgjatë dëmi që i është bërë Kosovës në këtë rast. Për ta riparuar, nuk duhet më vetëm një qeveri, por ndoshta shumë qeveri. Por, është vështirë të riparohet imazhi që japin mediat ndërkombëtare. Kjo mënyrë e sjelljes së Qeverisë aktuale, është shumë amatoreske.  Kjo politikë e sotme është politike e konfrontimit me partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Lama në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Madje sipas saj, Qeveria Kurti po i bën dhurata Serbisë në raport me aleatët ndërkombëtarë.

Më tej, kjo e fundit tha se e tërë situata në veri të vendit, nuk është në interes të Kosovës aspak.

“Është aq e çuditshme se ku janë qëllimet e Kurtit, saqë nuk po e kuptojmë. Por, s’ka rëndësi qëllimi, ka rëndësi rezultati. Kosova do duhej të bashkëpunonte fuqishëm me të gjithë partnerët e saj.”, theksoi tutja Lama.

Kujtojmë që masat e BE-së përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarje të nivelit të lartë, si dhe të vizitave dypalëshe nga BE-ja dhe vendet anëtare. Po ashtu janë paralajmëruar pasoja financiare, përkatësisht pezullimi i financimit të disa projekteve të propozuara nga Kosova në kuadër të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci takon komandantin shqiptar, vlerësohet roli i shqiptaro-amerikanëve në mbrojtjen e SHBA-së

Maqedonci takon komandantin shqiptar, vlerësohet roli i shqiptaro-amerikanëve në mbrojtjen e SHBA-së

Gashani: Institucionet janë duke u marrë me shqetësimet për keqpërdorime të mundshme me biletat

Gashani: Institucionet janë duke u marrë me shqetësimet për keqpërdorime të mundshme me biletat

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kërkon tërheqjen e mbështetjes për publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën