Lala në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se 300 deri 500 pjesëtarë të komunitetit egjiptian janë me diploma universitare.
“Në vitet e fundit kemi ngritje flitet që diku 300 deri 500 pjesëtarë të komunitetit egjiptian janë me diploma universitare. Për shkak të mungesës së perspektivës dhe vendeve të punës gjithmonë po ekziston si një bumerang që po kthehet te të rinjtë të cilët po humbin motivin për të vazhduar tutje në universitet”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, viteve të fundit edhe pjesëtarët e komunitetit egjiptian kanë gjetur përgjigjen më të lehtë ikjen nga vendi.
“Si një masë e madhe e të rinjve nga Kosova edhe pjesëtarët e komunitetit egjiptian, sidomos viteve të fundit kanë gjetur si përgjigje më të lehtë zgjidhjen për të ikur në mërgim”, tha Lala. /teve1.info/