TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit në IML, Prokuroria Speciale intervistoi disa persona

nga tëvë1
15 Shkurt, 2023
0
A A
Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit në IML, Prokuroria Speciale intervistoi disa persona

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se një numër i konsiderueshëm i personave janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve, për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Ai ka bërë të ditur se për momentin nuk ka ndonjë persona të dyshuar.

“Ndërkaq, për rastin e zhdukjes së provave në çështjen Dehari, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve. Po ashtu, ju informojmë se kemi ndërmarr veprime konkrete që do të na ndihmojnë në rrjedhën e procedurës të mëtutjeshme hetimore. Për momentin nuk kemi ende persona të dyshuar në këtë çështje”, tha ai.

Teksa tha se meqë janë ende në fazë të hetimeve, nuk mund të japin informata tjera.

“Duke pasur parasysh se ende jemi në fazën e hetimeve nuk mund të japim informata tjera lidhur më këtë çështje”, tha Lutfiu.

Kujtojmë se, më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka deklaruar se zhdukja e mostrave të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari nga laboratori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, kishte për qëllim dëmtimin e Qeverisë në raport me këtë rast.

Sipas saj, në laboratorin ku janë mbajtur mostrat e Deharit, kanë pasur qasje vetëm tre persona, teksa sipas saj, nëse rasti trajtohet me seriozitet shume lehtë mund të verifikohet se kush është personi që i ka zhdukur ato.

Kurse për këtë rast ministrja Haxhiu dhe zëvendësi  i saj kanë dhënë dëshmi para disa ditëve, meqë sipas saj, ata kanë aportuar rastin në Prokurori sapo kemi marrë informatat nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore. /teve1.info./

 

 

 

Tags: Astrit DehariHaxhiuimlProkuroria
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X