tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Zgjatet afati për aplikim në FSK deri më 23 janar

tëvë1 nga tëvë1
14/01/2023
A A
Zgjatet afati për aplikim në FSK deri më 23 janar
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një njoftimi të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, zgjatja e afatit të aplikimit është bërë për shkak se janë shfaqur disa pengesa teknike.

“Shtyhet konkursi për aplikim në FSK deri me datën 23 janar!

Të dashur të rinj e të reja të vendit tonë,

Ju njoftojmë se konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj shtyhet për një javë, ngase për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën tonë të aplikimit, janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit.

Pra, konkursi për rekrutim në ushtrinë e Republikës së Kosovës do të jetë i hapur deri me datën 23 janar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në konkurs thuhet se të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç dhe po ashtu për aplikantët të cilët kanë hasur vështirësi në marrjen e letërnjoftimit për shkak të mungesës së materialeve, do të pranohen aplikacionet edhe me letërnjoftim të skaduar apo me dëshminë se janë në proces të marrjes së letërnjoftimit.

“Informatat plotësuese rreth procedurave të aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, i gjeni në shpallje të konkursit që është në linkun: https://mod.rks-gov.net/konkurs-per-rekrutimin-e…/

Formulari i aplikimit plotësohet online në linkun: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply ku duhet bashkëngjitur të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Për informata plotësuese, asistim në aplikim, mund të vizitoni ekipet ndihmëse në secilin kazermë apo mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.

Bëhu ushtar i Republikës së Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të ngjashëm

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë
LAJMET

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës
LAJMET

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

04/02/2023
Ka vdekur një punëtor në Pejë
LAJMET

Ka vdekur një punëtor në Pejë

04/02/2023
EdGuard: Me ligjin e ri, mësimdhënësit pritet të paguhen 672 euro
LAJMET

Paga minimale procedohet brenda vitit, opozita kërkon veteranët në ligj

04/02/2023
Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”
LAJMET

Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

04/02/2023
Drejtori i ri i RTK-së: Nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik
LAJMET

Drejtori i ri i RTK-së: Nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik

04/02/2023
LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
0

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikuar sjelljen e partisë në pushtet, LVV rreth propozimeve dhe kërkesvae të kësaj partie,...

Formacionet zyrtare të Wolverhampton dhe Liverpoolit

Formacionet zyrtare të Wolverhampton dhe Liverpoolit

04/02/2023
0

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Wolverhamptonit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për...

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

04/02/2023
0

Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën nëpër shtëpitë e tyre, në kuadër të një këmbimi të të burgosurve...

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

04/02/2023
0

Kanë përfunduar katër ndeshjet e sotme të Kupës së Kosovës.Llapi ka siguruar fitore ndaj Lirisë me rezultat 1-3, kurse Feronikeli...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.