Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    • A i njihni ushqimet më të dëmshme? Ndiqini këtu
    • Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale
    • Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm
    • Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Xani thotë se nuk do të ketë njohje Kosovë – Serbi pa e përmbyllur çështjen e Asociacionit
    LAJMET 24/01/2023

    Xani thotë se nuk do të ketë njohje Kosovë – Serbi pa e përmbyllur çështjen e Asociacionit

    Analisti Visar Xani, konsideron se çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është proces i pa ndalshëm.
    Facebook Twitter Email

    Madje ai theksoi se Kosova në vazhdimësi po humb energji për të kundërshtuar procese të cilat më vonë i aprovon.

    “Problemi është që ne në vazhdimësi po humbim energji duke kundërshtuar proceset të cilat nuk mund t’i ndalojmë. Edhe nga praktika në të kaluarën një çështje e cila na është kërkuar nga ShBA-të dhe fuqitë kryesore brenda Bashkimit Evropian, nuk kemi pasur mundësi të mos i aprovojmë ashtu siç është kërkuar. Dhe atëherë kur i kemi pranuar pikërisht kërkesat e miqve tanë ndërkombëtarë në njëfarë mënyre kompensimi apo shpërblim i premtuar, fillimisht nuk na është dhënë për shkak se është bërë kompromis i vonshëm dhe kemi pasur ndëshkime politike”, tha ai.

    I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, Xani tha se nuk do të ketë biseda për njohje mes dy vendeve Kosovë – Serbi, pa u përmbyllur çështja e Asociacionit.

    “Një gjë e tillë mund ta pres Kosovën në të ardhmen nëse vazhdon që të kundërshtojë fuqishëm këtë proces, mos ta përmbyll çështjen e asociacionit mbase mund të kemi përsëri ndonjë krizë. Kam përshtypjen që nuk do të ketë ulje në tryezën e bisedimeve për çështje madhore siç është njohja e ndërsjelltë pa u përmbyllur çështja e Asociacionit”, shtoi tutje ai./teve1.info./

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre

    28/01/2023

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Rama për raportet Kosovë-Serbi: Ngadalë, por në drejtimin e duhur

    28/01/2023

    Haradinaj: Njohja është në planin e BE-së, Kurti e vendosi në qendër të marrëveshjes Asociacionin

    28/01/2023

    Kreu i Kaçanikut thotë se nuk u ndihmuan nga Qeveria për dëmet nga vërshimet në vitin 2021

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.