tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Weber flet për propozimin franko-gjerman

tëvë1 nga tëvë1
24/10/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Megjithatë, autoritetet në Prishtinë dhe Beograd e kanë pranuar se ekziston një propozim i tillë për arritjen e një marrëveshje mes dy palëve.

Analisti gjerman, Bodo Weber, sheh një dinamikë të re në procesin e dialogut, por që shprehet skeptik se së shpejti do të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ende nuk e sheh Serbinë të gatshme që ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Çfarë përfshin konkretisht propozimi franko-gjerman mbetet e paqartë. Disa non-papers që janë publikuar, ende nuk e dimë nëse janë të sakta. Përshtypja ime është se ende jemi larg një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme mes palëve. Ende ka mospërputhje sa i përket marrëveshjes thelbësore që qon në njohjen formale të Kosovës nga Serbia, por janë disa hapa përpara që po bëhen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Është e mirëseardhur kjo dinamikë e re, por dyshoj se pa një rivendosje reale të negociatave se do të ketë  marrëveshje përfundimtare e gjithëpërfshirëse”, u shpreh ai.

Weber thotë se Perëndimi është diskredituar në këtë proces për shkak se ka plasur plane për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Njohësi i çështjeve politike ka folur edhe për çështjen e targave.

Sipas tij, zbatimi i këtij vendimi nga Qeveria Kurti do të ishte një lëvizje e kuptueshme.

“Lëvizjet e njëanshme të qeverisë Kurti, që synojnë forcimin e Kosovës- sovranitetin shtetëror, janë të kuptueshme, por nuk të qojnë në ndonjë progres. Pa një përparim në negociatat e dialogut dhe pa një marrëveshje përfundimtare që qon në njohjen Kosovës nga Serbia, Kosova nuk do ta përjetojë kurrë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial. Por përgjegjësia për veprimet e Prishtinës qëndron në diskreditimin e dialogut nga Perëndimi, përmes negociatave të kaluara për shkëmbimin e territoreve. Megjithatë, kam frikë vendimi për targat do t’i largonte serbët e Kosovës në veri edhe më larg nga integrimi në shtetin e Kosovës”, shtoi Weber.

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i nisur me synim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve ka filluar qysh para më shumë se 10 vjetësh, dhe prej asaj kohe në opinion kanë qarkulluar një sërë idesh nga faktorë të jashtëm ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve. Së fundmi është konfirmuar edhe zyrtarisht se një propozim tashmë është në tavolinën e kryeministrit Kurti.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

Të ngjashëm

LAJMET

Çitaku e lidh raportin e DASh-it me rastin e Martin Berishajt

20/03/2023
LAJMET

LDK reagon pas raportit të DASh-it për Kosovën

20/03/2023
LAJMET

Gjini: E kanë tmerruar popullin, tash duhet ta bëjnë vetë Asociacionin

20/03/2023
LAJMET

Gjini: Marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme

20/03/2023
LAJMET

Bislimi e quan të padrejtë pengesën ndaj Kosovës për të kontribuuar në Konferencën e Donatorëve

20/03/2023
LAJMET

Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

20/03/2023

Çitaku e lidh raportin e DASh-it me rastin e Martin Berishajt

20/03/2023
0

“Kanë qenë disa raste të raportimit të korrupsionit në nivel qeveritar. Zyrtarët ndonjëherë janë përfshirë në praktika korruptive, pa u...

LDK reagon pas raportit të DASh-it për Kosovën

20/03/2023
0

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut...

Gjini: E kanë tmerruar popullin, tash duhet ta bëjnë vetë Asociacionin

20/03/2023
0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, duke folur për mundësinë e themelimit të Asociacionit, thotë se në...

Gjini: Marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme

20/03/2023
0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se në rrethanat aktuale ka qenë e vlefshme që...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.