Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    • A i njihni ushqimet më të dëmshme? Ndiqini këtu
    • Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale
    • Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm
    • Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës
    • Hiqen disa kamera të vendosura pa autorizim në lagjet e Korçës e Pogradecit
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Weber: Deklaratat e Dodik për Asociacionin nuk janë të rastësishme
    LAJMET 25/01/2023

    Weber: Deklaratat e Dodik për Asociacionin nuk janë të rastësishme

    Presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka deklaruar se në një të ardhme të afërt Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të jetë Republike Serbe brenda Kosovës. Analisti gjerman, Bodo Weber, këto deklarata të politikanit nacionalist i sheh si përpjekje të Beogradit për ta minuar procesin e dialogut.
    Facebook Twitter Email

    Presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, po thotë se qëllimi kryesor i Serbisë në dialog është që Asociacioni një ditë të jetë Republikë Serbe brenda Kosovës.
    Madje politikani nacionalist shprehet i bindur se kjo të ndodhë në një të ardhme të afërt.

    “Është shumë mirë që thonë kështu, një ditë do të jetë ‘Republike Serbe’. E kam fjalën në kuptimin e saj thelbësor. Po, do të quhet Asociacion i komunave serbe, por do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç ka Republika Serbe. Ky është problem për ta dhe kjo është e gjithë historia”, ka thënë ai.

    Këto deklarata të Dodikut i ka komentuar për Tëvë1, analisti gjerman Bodo Weber.

    Ai konsideron se këto deklarata që kanë ardhur nga Milorad Dodik nuk janë rastësi.

    Sipas tij, një qasje e tillë e minon procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Duke pasur parasysh faktin se presidenti Vuçiq ka krijuar një aleancë të ngushtë me Dodikun gjatë viteve të fundit, deklarata të tilla, minojnë drejtpërdrejt garancitë e negociatorëve perëndimorë drejtuar Prishtinës se asociacioni nuk do të përfundojë të jetë një lloj Republike Serbe. Këto deklarata vështirë se mund të konsiderohen rastësi, por më tepër një përpjekje e Beogradit për të minuar negociatat. Nëse jo, Vuçiq do të duhej të distancohej menjëherë nga deklaratat e Dodik”, tha Weber për Tëvë1.

    Edhe Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk do të jetë një mekanizëm që do t’i përngjajë Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Televizioni ka pyetur Bashkimin Evropian lidhur me deklaratat provokuese të Milorad Dodik, por nga blloku evropian kanë refuzuar të kthejnë përgjigje për këtë çështje.

    Kronika e realizuar nga Shpat Blakçori

    Asociacioni Weber
    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Rama për raportet Kosovë-Serbi: Ngadalë, por në drejtimin e duhur

    28/01/2023

    Haradinaj: Njohja është në planin e BE-së, Kurti e vendosi në qendër të marrëveshjes Asociacionin

    28/01/2023

    Kreu i Kaçanikut thotë se nuk u ndihmuan nga Qeveria për dëmet nga vërshimet në vitin 2021

    28/01/2023

    Pesë oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.