tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Vrasja e 35-vjeçares, analistët e vlerësojnë si dështim të shtetit dhe shoqërisë

tëvë1 nga tëvë1
30/11/2022
A A
Vrasja e 35-vjeçares, analistët e vlerësojnë si dështim të shtetit dhe shoqërisë
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas saj, dështimi më i madh është shoqëria.

“Dështimi më i madh është realisht shoqëria sepse është e vërtet që kërkohet dënim maksimal, me të drejtë, por ata që duan të bëjnë gjëra të tilla, nuk e mendojnë as dënimin, e nuk e mendojnë atë pjesën se a do i marrin 30 vite apo burgim të përjetshëm”, tha ajo në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Edhe analisti, Arton Demhasaj e cilësoi këtë rast si fenomen tragjik që ka kapluar shoqërinë. Sipas tij, shteti ka dështuar në këto raste.

“Duhet një ndërhyrje e shpejtë dhe efikase e shtetit, përndryshe mund të mbesim duke folur për raste të tilla. Derisa nuk ka reagime të duhura nga të gjitha hallkat e institucioneve për tu mbyllur çdo mundësi kryesve të këtyre veprave, rastet e tilla do vazhdojnë”, deklaroi ai.

Ndërsa, politologu Dritëro Arifi theksoi se shoqëria është e dhunshme dhe primitive, teksa e quajti huqje johumane deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, rreth këtij rasti.

“Nëse e lexojmë deklaratën e kryeministrit është një turp i madh, është një huqje johumane. Kjo nuk është huqje teknike, drejtshkrimore, kjo është huqje johumane. Në paragrafin e fundit e përmend çështjet politike, kjo me të vërtet nuk ka njerëzillik. Për ata po them, është shoqëri dhunuese dhe primitive”, u shpreh ai.

E analisti, Dorajet Imeri thotë se duke u marrë me tema të mëdha, janë shmangur shqetësimet reale që kanë njerëzit. Sipas tij, largimi i qytetarëve nga vendi, ndër të tjerash, është edhe për shkak të këtyre arsyeve.

“Dhe largimi po ashtu ose pritshmëritë e largimit të njerëzve në drejtim të vendeve perëndimore, është se ky vend gradualisht, fatkeqësisht, është bërë i pajetueshëm, për shkak se askush nuk e kryn punën e tij siç duhet, sektori i arsimit, i pari i shëndetësisë, i drejtësisë, policisë, prokurorisë dhe prandaj këto raste natyrshëm që janë produkte të një sistemi që nuk funksionon”, shtoi ai.

Një 35-vjeçare shtatzënë është vrarë mbrëmjen e sotme në oborrin e QKUK-së. Sipas raportimeve, dyshohet se vrasja u bë nga ish-bashkëshorti i saj./Teve1.info/

Të ngjashëm

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë
LAJMET

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë
LAJMET

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës
LAJMET

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

04/02/2023
Ka vdekur një punëtor në Pejë
LAJMET

Ka vdekur një punëtor në Pejë

04/02/2023
EdGuard: Me ligjin e ri, mësimdhënësit pritet të paguhen 672 euro
LAJMET

Paga minimale procedohet brenda vitit, opozita kërkon veteranët në ligj

04/02/2023
Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”
LAJMET

Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

04/02/2023
Caktojani fëmijëve orarin përmes kësaj metode kreative

Caktojani fëmijëve orarin përmes kësaj metode kreative

04/02/2023
0

Shumica e prindërve duan që fëmijët e tyre të jenë të pavarur. Kjo do të thotë se dëshironi që fëmija...

Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi

Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi

04/02/2023
0

Një vajzë 16-vjeçare ka vdekur pas sulmit nga një peshkaqen teksa po notonte në një lumë në Australinë Perëndimore. Ajo...

Evertoni i bën favor Cityt, e mposht Arsenalin

Evertoni i bën favor Cityt, e mposht Arsenalin

04/02/2023
0

Si duket, skuadrës së Evertonit i është nevojitur vetëm ndërrimi i trajnerit, për ta gjetur rrugën drejt fitores. Evertoni e...

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
0

Nga delegacioni i SDA Shanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi,...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.