TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Vjetërsohet” mosha mesatare e çifteve në Kosovë

nga tëvë1
15 Shkurt, 2023
1
A A
“Vjetërsohet” mosha mesatare e çifteve në Kosovë

Shkruan: Edona Salihu

L.Th, 30-vjeçar  është njëri nga të rinjtë e shumtë në Kosovë i cili nuk ka vendosur ende të martohet, ani pse në traditën e popullit shqiptarë shtyrja e martesës deri në këtë kohë cilësohet e vonuar.

Por ky 30-vjeçar është skeptik sa i përket martesës, sepse siç thotë ai, ende nuk e sheh veten të gatshëm për përgjegjësitë që mbartë martesa.

“Ende nuk e shoh veten të përgatitur psiqikisht për atë pjesë të jetës. Sepse kur hyn në martesë ti më nuk je vetëm, dhe i frikësohesh përgjegjësive që ke me i pasë në martesë, tha ai.

Sipas statistikave të Agjencisë së Kosovës, thuhet se krahasuar me 19 vitet e kaluara mosha mesatare në Kosovë është çdo herë në rritje e sipër.

Në përgjigjen e ASK-së, për tëvë1.info, theksohet se mosha mesatare e të martuarve, nga 27 sa ka qenë në vitin 2002, është rritur në 29 vjet në vitin 2022.

“Krahasuar me moshën e martesave para 19 viteve mosha mesatare e të martuarve në Kosovë për vitin 2002 ishte 27 vjeç, ndërsa në vitin 2021 ishte 29 vjeç . Për vitin 2022 ende nuk janë publikuar të dhënat”, thuhet nga ASK.

Madje sipas raportit të fundit të publikuar nga kjo agjensi, për kurorzimet e regjistruara në Kosovë për vitin 2021, burrat janë ata të cilët prijnë sa i përket shtyerjes së moshës së martesës krahasuar me gratë.

“32.4% e të kurorzuarve janë të grup-moshës së burrit 25-29, ndërsa 32.6% e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së gruas 20-24”, thuhet në raport.

E këtë fenomen sociologja, Bleona Kurteshi, po e lidhë me aspektin socio-ekonomik.

Sipas saj, të rinjtë çdo herë e më shumë po vetëdijesohen se martesa mbartë edhe një kosto të lartë, si në aspektin emocional ashtu edhe në atë ekonomik.

“Kur analizojmë rritjen e moshës mesatare të martesës duhet gjithsesi të kemi parasysh kontekstin e shoqërisë sonë, me theks të veçantë, kontekstin socio-ekonomik. Tradicionalisht, shoqëria jonë e ka parë martesën si një institucion të domosdoshëm i cili sjellë stabilitet jetësor dhe rolin kryesor e ka riprodhimin. Me kalimin e kohës ky përceptim për martesën ka ndryshuar. Sot, të rinjtë kanë mundësi që t’i shprehin haptas dhe të angazhohen në synimet e tyre jetësore, synime këto që jo domosdoshmërisht lidhen me martesën. Prioritetet e jetës kanë ndryshuar sepse kanë ndryshuar edhe rethanat shoqërore, kështu duke e sjellur stabilitetin ekonomik si kusht dhe qëllim primar. Po ashtu, dita ditës po vetëdijesohen që martesa mbartë një kosto të lartë, jo vetëm në aspeketin ekonomik, por edhe atë emocional”, tha ajo.

Madje sipas sociologes Kurteshi, martesa duhet parë si një kontratë e cila don angazhim e kontribut të vazhdueshëm nga të dyja palët. Për këtë ajo thekson se të rinjtë sot janë më të fokusuar rreth qëllimeve individuale duke i ikur në njëfarë mënyre përgjegjësive martesore.

“Martesa është kontratë që duhet të ketë angazhim e kontribut reciprok të vazhdueshëm. Kjo gjë mund të ndikojë në planet individuale të secilit, andaj të rinjtë fillimisht janë të fokusuar ne arritjen e qëllimeve individuale, sepse ndjehen më të lirë nga përgjegjësitë dhe detyrat që i sjellë martesa”, tha ajo.

Ndryshe martesa është bashkëjetesë ligjore e cila mbështetet në barazinë morale e juridike të bashkëshortëve, dhe mirëkuptimit reciprok, si baza të unitetit në familje. Nisur nga fakti që martesa konsiderohet universale kulturore, kjo nënkupton se ajo është e pranishme si një institucion shoqëror në të gjitha kulturat./teve1.info./

 

 

 

Tags: Kosovaretmartesa
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet dy persona në Drenas për marrje me bixhoz

Kurti: Urojmë që paralajmërimet opozitare për hedhje poshtë të Ligjit për Fondin Sovran, të dalin të pasakta

Kurti nuk tregon nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet dy persona në Drenas për marrje me bixhoz

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Sonte nis Eurovision 2025 – Shqipëria përformon në gjysmëfinalen e parë

Sonte nis Eurovision 2025 – Shqipëria përformon në gjysmëfinalen e parë

Kurti: Urojmë që paralajmërimet opozitare për hedhje poshtë të Ligjit për Fondin Sovran, të dalin të pasakta

Kurti nuk tregon nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani

​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X