Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në shtëpi janë vjedhur stoli të arit dhe disa armë tjera.
Raportohet se hajnat kanë arritur të marrin pesë pistoleta, tre snajper, një pushkë gjysmë – automatike, katër pushkë gjuetie.
Sipas policisë janë vjedhur edhe 100 fishekë dhe katër palë dylbi.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, pesë pistoleta, tre snajper, një pushkë gjysmë – automatike, katër pushkë gjuetie, 100 fishekë, katër palë dylbi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.