tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Vërshimet shkatërrojnë 65 shtëpi në Lagjen e Boshnjakëve, flasin banorët

tëvë1 nga tëvë1
24/01/2023
A A
Vërshimet shkatërrojnë 65 shtëpi në Lagjen e Boshnjakëve, flasin banorët
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë banorë nga këtu janë strehuar nëpër hotele në jug të qytetit dhe mbështeten nga komuna e Mitrovicës Jugore. Shumë të tjerë janë sistemuar tek familjarët e tyre gjithandej, ndërsa Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore po shqyrton mundësinë e mbështetjes së të tjerëve.

Skender Selimi, banor i kësaj lagje, thotë për KosovaPress se uji ka vërshuar shumë shpejt në shtëpinë e tij, duke i zënë në befasi dhe mezi janë shpëtuar anëtarët e familjes.
Sipas tij, dëmi i shkaktuar arrin shumën rreth 30 mijë euro.

“Uji na ka zënë në befasi, për 10-15 minuta na ka vërshuar. Na u kanë mbushur oborret me ujë deri 1 metër e 20 centimetra. Mezi kemi arritur anëtarët e familjes me i dërgu në katin e tretë. E kam nënën 88 vjeçare të shtrirë. Kemi shkuar lart dhe më s’kemi guxuar me zbrit poshtë sepse u mbush ujë. Të nesërmen kur u qetësua pak, zbritëm dhe pamë se e kishte vërshuar krejt katin e parë… Dëmi material vetëm në shtëpinë time është minimum 15 mijë euro, si dhe tre automjete na u kanë dëmtuar të cilat pa 12 mijë euro nuk rregullohen”, ka thënë dnër të tjera Selimi.

Myrvete Avdiu, poashtu nga kjo lagje, thotë se përveç bashkëshortit dhe fëmijëve të cilët kanë shpëtuar, gjithë çka ka pasur në shtëpi është shkatërruar.

“Brenda gjysmë ore na ka marrë shiu krejt, me kauçë, shporet, krejt i ka marrë. Kanë ardhur zjarrfikësit serbë na kanë marrë dhe na kanë dërguar në atë anë. Kështu që fëmijët dhe burri nuk mu kanë dëmtuar, tjerat krejt. Me pas mundësi dikush me na ndihmu me rregullu shtëpinë… Na kanë vendosur në një hotel në jug prapa shtëpisë së mallrave, sot na kanë sjellë bukë dhe tjetër asgjë”, thotë ajo.

Edhe Bogoljub Mihajlloviq, pronar i një kafeneje të vogël në Lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, bënë të ditur se është pensionist dhe me këtë dyqan ka mbajtur familjen e tij katër anëtarshe, ndërsa tani i ka humbur të gjitha.

“Për dyzetë minuta gjithçka ka qenë nën ujë… Kam humbur shumë, katër frigoriferë, dy frigo-ngrirës, vitrina, dy shporetë, aparat për saldim… Jemi katër anëtarë të familjes, jam pensionist, vetëm nga kjo kemi jetuar”, thotë Mihajloviq.

Ndërkaq, Avni Peci, duke rrëfyer për dëmtimin e shtëpisë së tij dhe të vëllezërve nga këto vërshime, tha se tani janë detyruar të jetojnë në banesën e motrës së tyre që gjendet në jug të Mitrovicës.

Sipas tij, shtëpitë kanë pësuar dëmtime aq të mëdha sa që tani paraqet rrezik për të qëndruar në to.

Ai lavdëron institucionet dhe organizatat e ndryshme, për të cilat tha se kanë reaguar menjëherë për t’u dalë në ndihmë banorëve të këtushëm në këto momente të vështira.

“Jemi tre vëllezër që jetojmë në të njëjtin vend, në tre shtëpi…Jam pesë anëtarë të familjes, vëllai njëjtë pesë anëtarë, dhe vëllai tjetër jeton i vetëm…Dëmtimet janë të mëdha, shembull shtëpia ime ka ‘flejt’, është qarë dhe dëmtuar tërësisht. Nuk e di edhe sa është e rrezikshme kjo, sepse kulmi peshon, dhe në momentin që shtëpia qahet anash atëherë ekziston rreziku me u rrënu krejt… Jemi duke qëndruar në banesën e motrës në jug… Prej institucioneve kemi pasur ndihma si prej organizatave ashtu edhe institucioneve. Jam drejtuar në Shtabin Emergjent në Lagje, Kryqi Kuq presim sot me na u lajmëru për veshmbathje, organizata turke ka sjellë pako ushqimore dhe veshmbathje, pastaj Komuna e Jugut, BIK-u, dhe të tjerat”, thekson Peci.

Në anën tjetër, Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, gjendjen aktuale pas vërshimeve në këtë lagje e ka quajtur alarmante.

Ai ka përmendur shifra të shtëpive të dëmtuara tërësisht dhe pjesërisht, duke thënë se janë gjithsej rreth 160 të tilla, ndërsa për vlerën e dëmeve konsideron se tejkalon gjysmë milioni euro.

“Gjendja është alarmante… 65 shtëpi janë të dëmtuara në të cilat uji ka hyrë dhe 93 shtëpi janë dëmtuar pjesërisht, ku uji ka depërtuar nëpër oborre, bodrume etj., ndërsa ne akoma jemi duke punuar dhe vëzhguar situatën në terren”, ka deklaruar ai.

“Lagjja e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e banuar me popullatë të përzier, është zona më e prekur nga vërshimet në të dyja komunat e këtij qyteti./KP/

Të ngjashëm

Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet
LAJMET

Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

08/02/2023
Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë
LAJMET

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

08/02/2023
Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti
LAJMET

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08/02/2023
FSK-ja shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi
LAJMET

FSK-ja shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

08/02/2023
Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara
LAJMET

Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara

08/02/2023
Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë
LAJMET

Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

08/02/2023
Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

08/02/2023
0

Në mesin e të prekurve nga tërmetet në Turqi ka edhe shqiptarë. Venera Galimuna është një ndër ta. Asaj i...

Auto Draft

“SEE Talents” dhe “Sons of Soccer Academy” nga Gjermania organizojnë kamp për portier

08/02/2023
0

SEE-Talents, në bashkëpunim me Sons of Soccer Academy nga Gjermania organizojnë kamp të veçantë vetëm për portier. Këtë kamp do...

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

08/02/2023
0

Sipas politologut, Albinot Maloku, plani franko-gjerman nuk do ta përmbyllë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, Maloku vlerësoi...

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08/02/2023
0

Kosova do të dërgojë katër mjekë dhe katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi. Kështu bëri...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.