Kryetari i Parlamentit, Glau Konjufca e ka përshëndetur atë në emër të kabinetit qeveritar dhe deputetëve, teksa këta të fundit janë ngritur në këmbë për ta nderuar atë.
Konjufca e falënderoi atë për kontributin dhe aktivizmin e saj që ai e cilësoi si të guximshëm e që i ka dhënë forcë morale popullit.
”Po e përshëndes në emër të gjithë juve Vasfije Krasniqin e cila po na viziton, është kthyer nga SHBA, është pjesë e kësaj seance faleminderit që ke ardhë. Gjithmonë natyrisht që je e mirëseardhur në Kosovë por veçanërisht në Kuvendin ku shërbeve edhe si deputete para pak kohësh të falënderojmë për aktivizimin tënd shumë të guximshëm që i ka dhënë forcë morale popullit tonë”, tha ai./teve1.info/
Ndryshe, Krasniqi kishte dhënë dorëheqje nga ky post në muajin shtator, shkak i një trajtimi mjekësor.
Vasfije Krasniqi kishte dalë publikisht dhe kishte treguar se si ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nga Serbia./teve1.info.