Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit janë burrë e grua, njëri me shtetësi të Kosovës dhe tjetri të Shqipërisë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë (burrë dhe grua) pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare të moshës së mitur”, ka informuar Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara, pas intervistimit do të lirohet në procedurë të rregullt.