tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

U akuzua se mori 50 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për 5 poezi, aktori Veseli: Do t’i bëj 5 filma

tëvë1 nga tëvë1
08/02/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi po pretendon se Fondi 1.3 milionë eurosh i ndarë për Luginën e Preshevës është keqpërdorur nga njerëz të afërt me kryeministrin Kurti. Njëri prej personave që ka përfituar nga ky fond sipas Arifit është edhe aktori Gani Veseli. Sipas tij atij i ishin dhënë afër 50 mijë euro për vetëm 5 vjersha.

Megjithatë aktori Veseli në një prononcim për teve1.info i ka quajtur këto deklarata skandaloze. Ai ka thënë se i ka marrë paratë për t’i realizuar 5 filma të metrazhit të mesëm.

“Është e vërtetë se jam akuzuar se kam fituar projekt për 5 vjersha siç e thotë kryetari Arifi por këto janë deklarata skandaloze që çdokush sigurisht që e ka dëgjuar nuk e ka marrë për serozitet sepse e dinë, të gjithë bota e dinë që për 5 vjersha nuk i jep dot askush as 30 mijë as 40 mijë euro. Prandaj këto janë gënjeshtra dhe sulme shumë të ulëta nga kryetari Arifi për shkak se unë ju sqaroj se unë si aktor kam marrë këtë projekt për realizimin e 5 filmave që janë filma të metrazhit të mesëm 35-40 minuta që do të marrin pjesë të gjithë aktorët e Preshevës, Luginës së Preshevës por do të marrin pjesë aktorë nga Maqedonia e Kosova, pasi që nuk mbulojmë dot vetëm me aktorët nga Lugina sepse është numri i pakët”, ka thënë Veseli.

Sipas tij këto filma do ta kenë mundësi t’i shohin të gjithë

“Realiteti i krejt këtij projekti është se do të jenë filma, tregime popullore që do të realizohen dhe do të kenë mundësi ta shohin të gjithë, edhe përmes Youtube, pse jo edhe përmes televizioneve të tjera”.

Tutje ai ka thënë se e kupton pse Arifi po i bën këto sulme.

“Prandaj këto sulme që u bëhen njerëave intelektualë që i ka Presheva, bëhet dhe ndodh veç tek ne. Është për keqardhje, është skandaloze të bësh një inskenim, diçka e panevojshme dhe më vjen keq prej të gjithë qytetarëve të Kosovës. Sot nuk po i përgjigjem atij por të gjithë qytetarëve të Kosovës që i kërkoj ndjesë se poi  shqetësojmë me këto gjëra sepse janë të panevojshme. Unë e kuptoj z. Arifi, unë e kuptoj sepse është i izoluar nga politika shqiptare qoftë në Kosovë dhe Shqipëri dhe nuk i vjen dot ndonjë politikan për ta takuar”, tha Veseli për teve1.info

Ndryshe Arifi dorëzoi dje kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë për t’i hetuar pretendimet e tij.

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Stuhia shemb çatinë e një teatri në ShBA me 260 njerëz brenda, njëri mbetet i vdekur

01/04/2023
LAJMET

Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet një person

01/04/2023
LAJMET

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

01/04/2023
LAJMET

Presidenca për veturat e djegura në veri: Strukturat ilegale të Serbisë po përdorin taktika kriminale

01/04/2023
RAJONI/BOTA

Në Selanik të dielën mbahet mesha hyjnore e parë në gjuhën shqipe

01/04/2023
LAJMET

​Vuçiq për strategjinë e sigurisë së Kosovës: Duan përshkallëzim të konfliktit

01/04/2023

Stuhia shemb çatinë e një teatri në ShBA me 260 njerëz brenda, njëri mbetet i vdekur

01/04/2023
0

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një stuhi shkaktoi shembjen e një çatie teatri...

Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet një person

01/04/2023
0

Një aksident trafiku ka ndodhur në Parallovë të Artanës ku një veturë është rrokullisur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e...

Boston synon kreun në Lindje, fitojnë Lakers e Golden State, zhgënjen Denver

01/04/2023
0

Boston i afrohet kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 122-114 ndaj Utah Jazz, duke qenë vetëm një...

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 19: Coach Carlo Ancelotti of Real Madrid  during the La Liga Santander  match between Real Madrid v Deportivo Alaves at the Santiago Bernaubeu on February 19, 2022 in Madrid Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Carlo Ancelotti pritet të largohet në fundin e sezonit nga drejtimi i Real Madrid

01/04/2023
0

Tekniku italian është numri një në listën e favoritëve të Federatës Braziliane të Futbollit për të marrë “timonin” e kombëtares...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.