Sipas njoftimit, ministri Sveçla e falënderoi ambasadoren Butel për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj në Kosovë e veçanërisht për rolin e saj, siç thuhet në komunikatë, aktiv në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të Agjencive Ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas komunikatës, ambasadorja Butel e vlerësoi lartë angazhimin e Kosovës në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, e në veçanti, sipas njoftimit, e falënderoi ministrin për gatishmërinë e ofruar për ndihmë në menaxhimin e zjarreve me të cilat është ballafaquar tërë Europa.
“Republika e Francës dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe Ministri Sveçla ritheksoi se do të angazhohemi në thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve.
Me rastin e përfundimit të misionit të saj tre vjeçar në Republikën e Kosovës, Ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e mëtutjeshme Ambasadores znj. Marie Christine Butel”, thuhet në komunikatë