Në një konferencë për media, Stano ka theksuar se po punojnë që t’i rikthejnë në institucione serbët e Kosovës, teksa potencoi se është shumë e rëndësishme që marrëveshjet e arritura në dialog të respektohen, përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit.
Ai ka shtuar se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak po punon goxha që procesi të avancojë, përcjell teve1.info
“Përfaqësuesi special Miroslav Lajçak është duke punuar natë e ditë që ky proces të avancojë. Lajçaku po ashtu do t’i ftojë të dy liderët të takohen dhe të diskutojnë për marrëveshjet e tjera”, tha ai.
Kosova dhe Serbia të mërkurën mbrëma kanë arritur marrëveshje për targat. Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia nuk do lëshojë targa me emërtimet e qyteteve të Kosovës, e Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. /Teve1.info/