tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Spanca: Ndërmarrjet Publike ishin nën llupën e Auditorit

tëvë1 nga tëvë1
01/01/2023
A A
Spanca: Ndërmarrjet Publike ishin nën llupën e Auditorit
Share on FacebookShare on Twitter

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka bërë të ditur se ZKA-ja, për sezonin e auditimit 2022-2023, kanë përfunduar 134 auditime të institucioneve publike.

Spanca ka thënë se 113 prej tyre janë auditime të pasqyrave financiare.

Ajo ka thënë se në aspektin e auditimit, ndërmarrjet publike kanë gjendje pak më të rënduar.

“Zyra kombëtare e auditimit e ka përmbyllur sezonin audituse 2021-2022. Mund të them me plotë vetëbesim se e kemi përmbyllur me suksese si në aspektin cilësor ashtu edhe në aspektin kohor. Në tetor të vitit të kaluar ne kemi dërguan planin vjetor të auditimit tek Kuvendi i Republikës së Kosovës përkatësisht tek komisioni për mbikëqyrje të financave publike ku kemi paraparë auditimit, kryerjen e 134 auditimeve. Dhe deri më 30 gusht të këtij viti ne kemi përmbyllur 130 auditime dhe tash së fundi kemi publikuar edhe raportin e auditimit të fundit që ka qenë performanca operative dhe financiare e Trepçës. Sezoni audituese është mbyllur, do të thotë kemi audituar afër 90 organizata buxhetore kryesisht ka qenë auditimit financiar, auditimi i pasqyrave financiare për vitin 2021”, u shpreh Spanca

“Kemi pasur 12 ndërmarrje publike auditim financiar. Auditimin e projekteve të Bankës Botërore dhe 14 auditime të performancës. Tek auditimet financiare, që kanë pasur për fokus pasqyrat financiare kemi dhënë opinionet e auditimit dhe prej asaj se çka ka rezultuar, ka rezultuar që 46 opinione kanë qenë të pastra të pa modifikuara për derisa 44 kanë qenë opinione të modifikuara përkatësisht opinione të cilat kanë përmbajtur pasqyrat të cilat kanë përmbajtur gabime materiale. Dhe për atë arsyeje ne kemi modifikuar opinione të auditimit. Një situatë më e rënduar është tek ndërmarrjet publike ku të gjitha 12 ndërmarrjet publike kemi modifikuar opinione e auditimit, dy prej tyre kanë pasur opinion të kualifikuar që do të thotë se gabimet financiare kanë qenë do të thotë materiale mirëpo nuk kanë qenë të përhapura përderisa për 10 ndërmarrje publike opinionet kanë qenë të kundërta”, u shpreh tutje Spanca.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se për herë të parë kanë kryer auditim në KEK, RTK e KOST. Tha se këto me vite të tëra nuk janë audituar.

“Këtë vit për dallim prej viteve të tjera kemi vendosur në planin tonë audituese, kemi kryer auditime të cilat kanë qenë me interes si për qytetarët ashtu edhe për Kuvendin e Kosovës, auditime të cilat ndoshta nuk janë kryer vite me radhë siç ishte auditimi i Radio Televizionit Kosovës, auditimi të performancës e po ashtu kemi kryer edhe auditimin financiar, pastaj ka qenë auditimi i fushës së prokurimit publik në Korporatën Energjetike të Kosovës në KOST. Ka qenë një projekt kapital i madh që është kryer nga komuna e Ferizajt, bashkimi i qytetit, po ashtu kemi pasur edhe auditim në fushën e teknologjisë së informacionit të cilat janë mirëpritur nga qytetarët e po ashtu edhe nga Kuvendi”, u shpreh tutje Spanca.

Dhënia e tenderit e përzgjedhja e operatorit ekonomik pa i plotësuar kriteret, janë disa nga mangësitë që janë identifikuar në fushën e prokurimit publik.

“Mangësitë kryesore që janë identifikuar janë kryesisht në fushën e prokurimit publik, pastaj në mallra dhe shërbime, do të thotë projektet të cilat janë iniciuar dhe kryer përmes procedurave të prokurimit publik, ka pasur mangësi. Dhënia e tenderit apo përzgjedhja e operatorit ekonomik pa i plotësuar kriteret, pastaj mungesa e projekteve ekzekutive, vonesa në realizimin e projekteve tek pagat dhe mëditjet ende angazhohen staf pa i plotësuar edhe kriteret mirëpo edhe duke iu nënshtruar procedurave të prokurimit posaçërisht ato që kanë të bëjnë me marrëveshje për shërbimet e veçanta”, u shpreh Spanca.

Gjatë këtij viti, Spanca ka thënë se i kanë dërguar në Prokurori 77 raste me elemente të mashtrimit apo korrupsionit. Thotë se komunikimi me këtë institucion të drejtësisë është në baza ditore.

“Ashtu është, për t’a lehtësuar edhe organeve të drejtësisë do të thotë marrjen e vendimeve si dhe kryerjen e punëve përgjegjësive të cilët ata i kanë ne kemi themeluar një njësi kundër mashtrimit në zyrën kombëtare të auditimit i cili në mënyrë sistematike bënë vlerësimin e gjitha raporteve bënë vlerësimin e gjitha raporteve të auditimit të cilat publikohen dhe pastaj identifikon raste të cilat kanë elemente potenciale për mashtrim apo për korrupsion. Ne sezonin në të cilën ne e kemi përmbyllur, kjo njësi ka identifikuar 77 raste dhe ato ne i kemi dërguar tek organet e drejtësisë”, u shpreh Spanca./eo

Të ngjashëm

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë
LAJMET

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

08/02/2023
Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti
LAJMET

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08/02/2023
FSK-ja shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi
LAJMET

FSK-ja shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

08/02/2023
Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara
LAJMET

Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara

08/02/2023
Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë
LAJMET

Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

08/02/2023
Zëvendësambasadori Holandez viziton Doganën e Kosovës
LAJMET

Zëvendësambasadori Holandez viziton Doganën e Kosovës

08/02/2023
Auto Draft

“SEE Talents” dhe “Sons of Soccer Academy” nga Gjermania organizojnë kamp për portier

08/02/2023
0

SEE-Talents, në bashkëpunim me Sons of Soccer Academy nga Gjermania organizojnë kamp të veçantë vetëm për portier. Këtë kamp do...

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

08/02/2023
0

Sipas politologut, Albinot Maloku, plani franko-gjerman nuk do ta përmbyllë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, Maloku vlerësoi...

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08/02/2023
0

Kosova do të dërgojë katër mjekë dhe katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi. Kështu bëri...

FSK-ja shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

FSK-ja shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

08/02/2023
0

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shpëtuar sot një fëmijë 2 vjeç në Turqi, nën rrënojat e shkaktuara nga...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.